Zaevi thotë se është i gatshëm të jetë kryeministër i Maqedonisë

PUBLIKUAR

Në një intervistë për ”Radio Evropa e Lirë”, lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka deklaruar se partia e tij është e gatshme për zgjedhje, ndërsa është i gatshëm të jetë kryeministër i vendit, nëse populli vendos që t’ia jepë mbështetjen, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zaev deklaron se rreth 65% e programit zgjedhor të LSDM-së ka ta bëjë me ekonominë, program i fokusuar kah hapja e vendeve të reja të punës dhe një rroge mesatare prej 500 euro, duke shtuar se për çdo vit, nga arka shtetërore vidhen 400 milion euro dhe nëse kjo pengohet, atëherë ndihmonë në kthimin e kredive, por edhe në zhvillimin e shoqërisë.

Ai thekson se zgjedhje të lira dhe të besueshme mund të ketë vetëm nëse plotësohen dy kushtet e marrëveshjes së Përzhinos, pra pastrimi i listës zgjedhore dhe rregullimi i mediave.

Në lidhje me çështjen e emrit të vendit, Zaev thotë se kjo temë nuk ka qenë në tavolinën e bisedimeve, por këtë zgjidhje duhet ta bëjë një qeveri e plotë politike e besueshme.

Lideri i LSDM-së kërkon që Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetueshmërinë e PSP-së, edhe atë para fillimit të pushimeve verore, ndërkaq thotë se marrëveshja e Përzhinos nuk do të dështojë

SHIKO MË SHUMË

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...

QKUK-ja jep detaje për gjendjen e Egzon Bytyqit, të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes

Egzon Bytyqi i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij në fshatin Kërvasëri të...