Qendra Rinore Lipjan (QR) është organizatë rinore, jo- profitabile dhe multi-etnike e themeluar në vitin 2001. Që nga themelimi Qendra Rinore Lipjan ka shërbyer si pikë-takimi dhe zhvillimi për të gjithë të rinjtë me prejardhje të ndryshme etnike që jetojnë në Komunën e Lipjanit si: Shqiptar, Serb, Kroat, Rom, Ashali, Egjiptian, etj.
QR ofron shërbime profesionale për zhvillimin e rinisë në komunën e Lipjanit. Shërbimet fokusohen në aftësimin profesional të të rinjëve, aktivitete sportvei dhe kulturore, trajnime profesionale, edukim shëndetësor, vetëdijësim për fenomeve që afektojnë rininë dhe komunitetin dhe shërbime tjera.
Financuar nga Projekti për Zhvillimin e Rinisë në Kosovë në kuadër të Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, QR do të veproj si inkubator rajonal për biznese në rajonin e Prishtinës. Në kuadër të implementimit të këtij projekti QR do të organizoj trajnime për ndërmarrësit e rinjë të cilët do të jenë përfitues të granteve për fillimin e biznesit dhe të cilët do të jenë poashtu përfitues të projektit për inkubator.
Objektivë e kontratës është ofrimi i katër trajnimeve sipas moduleve të përshkruara më poshtë për rreth 10 të rinj, përfitues të Projektit për Zhvillimin e Rinisë në Kosovë dhe njëkohësisht përfitues të projektit për inkubator të biznesit në Qendren e Inkuabtorit të Biznesit në Lipjan si dhe ofrimi i konsulencës shtesë të atyre përfituesve në fushat përkatëse.
Gjatë kohëzgjatjes së kontratës, Ofruesi i trajnimeve do të bashkëpunojë ngushtë me QR dhe Njësinë për Implementimin e Projektit (NJIP).
Në mënyrë të veçantë ofruesi i trajnimeve do të jetë përgjegjës për detyrat e mëposhtme
- Në bashkëpunim me QR dhe NJIP, të finalizojnë kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve dhe të pajtohen për një proces objektiv, transparent dhe efikas të përzgjedhjes.
- Organizimin e trajnimit sipas moduleve përkatëse
- Angazhimin e stafit kompetent dhe të kualifikuar për ofrimin e trajnimeve
- Sigurimin e të gjitha ndihmesave për mësim, materialeve të mësimit, konsumit dhe objekteve shtesë, sipas kërkesës së kurrikulës, pa pagesë për kandidatët. Sipas nevojës njoftimi trajnimi mbahet në të dyja gjuhët shqip dhe serbisht
- Lëshimin e certifikatave për pjesëmarrjen në trajnim
Prandaj QR fton organizatat jo-qeveritare, firmat private dhe organizatat tjera të specializuara në fushën e ofrimit të trajnimeve dhe konsulencës për të rinjt për ndërmarrësi që të paraqesin Propozimin Teknik dhe Financiar (në zarfa të ndara nga njëra tjetra dhe të mbyllur) për ofrimin e trajnimeve të përshkruara si më poshtë.
Fushat e trajnimit:
- Si të zhvillohet një plan biznesi
Ky trajnim do zgjatë 5 ditë. Në këtë trajnim parashihet të marrin pjesë përafërsisht 10 pjesmarrës-përfitues të Projektit për Zhvillimin e Rinisë në Kosovë dhe njëkohësisht përfitues të projektit për inkubator të biznesit.
Gjatë këtij trajnimi, pjesmarrësit do të aftësohen se si të zhvillojnë një plan biznesi të nevojshëm për zhvillimin e ndërmarrjes së tyre. Më detajisht, pjesmarresit do të aftësohen në hulumtimin e tregut, krijimin e marketingut adekuat, qasjen ndaj klientit dhe parashikimet financiare të ndërmarrjes së tyre. Pas trajnimit pjesëmarrësit do të marrin edhe konsulencë shtesë në vendin e punës për të mësuar se si të krijohen kushtet për qëndrueshmëri të bizneseve të tyre
- Shkathtesitë negociuese dhe shitja
Ky trajnim do zgjatë 5 ditë. Në këtë trajnim parashihet të marrin pjesë përafërsisht 10 pjesmarrës-përfitues të Projektit për Zhvillimin e Rinisë në Kosovë dhe njëkohësisht përfitues të projektit për inkubator të biznesit.
Gjatë këtij trajnimi pjesmarrësit e trajnimit do të aftësohen në shkathtësitë negociuese dhe shitëse, si dy pika kyqe për zhvillimin e një biznesi. Negocimi dhe shitja janë elemente të rëndësishme për zhvillimin e ndërmarrjes, kandidatëve do tu ofrohen pjesë teorike mbi zhvillimin e aftësive negociuese dhe shitjes si dhe shembuj praktik duke stimuluar raste konkrete të situatave reale.
Pas trajnimit pjesëmarrësit do të marrin edhe konsulencë shtesë në vendin e punës për të mësuar më për së afërmi shkathtësitë negociuese dhe shitjen e produkteve/shërbimeve.
- Gjetja e tregut dhe lidhja me blerësit potencial
Ky trajnim do zgjatë 5 ditë. Në këtë trajnim parashihet të marrin pjesë përafërsisht 10 pjesmarrës-përfitues të Projektit për Zhvillimin e Rinisë në Kosovë dhe njëkohësisht përfitues të projektit për inkubator të biznesit.
Gjetja e tregut dhe lidhja me blerësit është një ndër sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen bizneset e reja. Ky sesion ka për qëllim ofrimin e këshillave si si duhet hulumtuar dhe gjetur tregu i caktuar dhe mënyrat se si duhet lidhur me blerësit potencial. Blerësit janë faktorë esencial për funksionimin e biznesit. Gjatë këtij sesioni pjesmarrësve do u ofrohen ligjerata dhe shëmbuj praktike rreth hulumtimit të tregut dhe lidhjen me blerësit potencial. Në këtë kuadër, do ligjerohet edhe për mënyrën e të bërit biznes me partnerë të jashtëm.
Pas trajnimit pjesëmarrësit do të marrin edhe konsulencë shtesë në vendin e punës për të mësuar gjetjen e tregut dhe lidhjen me blerësit potencial
- Qasja në fonde
Ky trajnim do zgjatë 5 ditë. Në këtë trajnim parashihet të marrin pjesë përafërsisht 10 pjesmarrës-përfitues të Projektit për Zhvillimin e Rinisë në Kosovë dhe njëkohësisht përfitues të projektit për inkubator të biznesit.
Bizneset e reja janë fragjile dhe në nevojë të vazhdueshme për fonde shtesë. Në këtë trajnim pjesmarresit do të trajnohen se si ti qasen fondeve ekzistuese në Kosovë, përfshirë këtu kreditë në banka, kreditë tjera, fondet qeveritare për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe fondet rajonale dhe ato të Bashkimit Evropian. Gjate ketij trajnimi do te mbahet edhe nje sesion per grantet ekzistuese
Pas trajnimit pjesëmarrësit do të marrin edhe konsulencë shtesë për qasje në fonde dhe listën e financuesve potencial
Ofruesi i trajnimve duhet të shpenzoj së paku 40 ditë pune në lidhje me këtë angazhim. Trajnimet pritet të fillojnë rreth datës 1 shtator, 2015 dhe të përfundojnë rreth datës 31 janar, 2016.
Kush mund të aplikoj:
Të gjitha organizatat jo-qeveritare, firmat private dhe organizmat tjera të specializuar në dhënien e trajnimeve dhe konsulencës për ndermarrësit e rinj.
Kriteret minimale të kualifikimit :
- Të jetë e regjistruar sipas ligjit;
- Të ketë të paktën tre vjet eksperiencë të ngjashme në Kosovë;
- Të ketë staf të kualifikuar dhe me përvojë për ofrimin e trajnimeve të kërkuara
Kriteret e listës së ngushtë janë:
| Nr. | Përshkrimi/Kriteret | Pikë |
| 1. | Përvoja e përgjithshme e organizatës(të paktën tre vjet) në shërbime të ngjashme | 40 |
| 2. | Përvoja e veçante me projekte të ngjashme dhe kualifikime te stafit kyç të organizatës | 30 |
| 3. | Referencat | 30 |
| Gjithsej pikë | 100 | |
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit: 11 shtator, 2015, në Qendren Rinisë në Lipjan (LYC) , Rr. Avdi Kelmendi p.n.
Qendra e Kultures “Tahir Sinani” – Lipjan.
Person kontaktues: Valmira Marevci – Koordinatore e Qendrës së Rinisë Lipjan (LYC)
Tel: +377 44 350 316
Email: [email protected]
SHËNIM – ME RËNDËSI
- Autoriteti Kontraktues, Qendra Rinore Lipjan, rezervon të drejtën që në bazë të ofertave të pranuara, të shpallë fitues organizata / kompani të pergjegjeshme;
- Qendra Rinore rezervon të drejtën të mos pranojë dhe të kthej materialet të cilat nuk plotësojnë standardet profesionale;
- Autoriteti Kontraktues do të ofrojë mbështetje kryesisht në koordinim të aktiviteteve dhe rekomandime të ndryshme;
- Pagesa do të ekzekutohet pas dorëzimit dhe pranimit të shërbimeve nga Autoriteti Kontraktues.


