Young Zerka ‘e dogji’ në festën ‘e shfrenuar’ të ditëlindjes së Ronela Hajatit

PUBLIKUAR

Ronela Hajati është padiskutim një ndër këngëtaret më të dashura dhe të suksesshme shqiptare.

Ajo numëron shumë vite në skenë dhe i ka dhuruar publikut tonë shumë hite

Pak ditë më parë ka festuar 30 vjetorin. Të shumta kanë qenë urimet nga fansa dhe artistë të njohur të showbiz-it. Ronela është shprehur se ditёlindja e saj do tё zgjasë për njё muaj dhe do tё mbahet mend pёr shumё kohё.

Mbrëmjen e kaluar, ajo ka filluar festimet dhe ka ndarё disa momente nё faqen e saj tё Instagram-it. Në organizimin festiv dhe plot shije, nuk kanë munguar shumё personazhe tё njohur dhe miq tё mirё tё artistes, ku kanë ka festuar deri në orët e para të mëngjesit.

Shumё prej miqve tё saj i pamё nё story, por njё ndёr ata qё e ‘dogji’ pёr ditёlindjen e Ronelёs ishte Young Zerka.

Çifti së fundi janë bërë sërish bashkë pas një periudhe kur edhe kanë konfirmuar se janë ndarë, ndërsa tani Ronela dhe Zerka kanë shkuar bashkë edhe në pushime dhe ai nuk kishte si të mungonte në festën e ditëlindjes së saj.

SHIKO MË SHUMË

Plot stil dhe elegancë, Trixa rrëmben vëmendjen me fotot e fundit

Beatrix Ramosaj ka publikuar disa fotografi nga një shëtitje në qytet, duke tërhequr vëmendjen...

Ermal Fejzullahu, Alban Dudushi e Korab Shaqiri sonte në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”

Artisti Ermal Fejzullahu, gazetari i njohur nga Shqipëria, Alban Dudushi, dhe kantautori Korab Shaqiri...

Ish-deputetja bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë një djalë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, është bërë nënë për herë të parë. Ajo...