Ymeri: Mustafa e Thaçi nuk kanë mandat për dialog, kërkojmë seancë të jashtëzakonshme

PUBLIKUAR

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se për Thaçin, Mustafën dhe Veselin prapë mbetet zgjidhje dialogu me Serbinë edhe pas gjithë këtyre rreziqeve.

Ymeri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dialogu nuk bënë të vazhdojë.

Ai ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje është duke tentuar të mbledhë nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme, që sipas Ymerit duhet të mbahet sonte.

Postimi i plotë:

Pas gjithë këtyre dëmeve, rreziqeve, kërcënimeve, trenave, mureve, ndarjes e krimit, për Thaçin, Mustafën e Veselin prapë dialogu me Serbinë qenka zgjidhja. Dialog pa kurrfarë kushti, nënshtrues e poshtërues për Kosovën. Që drejtohet nga të nënshtruarit, të shantazhuarit e të poshtëruarit.
Në asnjë mënyrë nuk bën që tash të vazhdojë dialogu. Kjo përveç se e ndihmon Serbinë dhe e cenon Republikën, është edhe shpërblim për të gjitha ndërhyrjet e reja që Serbia i ka bërë në Kosovë prej murit te treni, prej Brezovicës te Trepça, prej Listës serbe te UNESCO.
Nuk ka alternativë përveç fuqizimit të Republikës e bashkërendimit kombëtar. Këto nuk bëhen bashkë me Nikoliqin e Vuçiqin, por në përballje kundër politikave të Serbisë në përgjithësi.
Mustafa e Thaçi nuk kanë mandat për këtë dialog. Nuk mund të shkojnë në Bruksel pa folur fare për këtë gjë në Prishtinë. Ne kërkojmë seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje. Kjo seancë duhet të mbahet që sonte dhe grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! po angazhohet për mbledhjen e nënshkrimeve për organizimin e saj.(sic.)

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...