Ymeri i quan Mustafën e Thaçin, zaptues të Republikës

PUBLIKUAR

Visar Ymeri ka ripërsëritur qëndrimet e Opozitën e Bashkuar se Marrëveshjet për Zajednicën dhe Demarkacionin nuk do të kalojnë, duke i quajtur Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin “zapues të Republikës”, që po burgosin deputetë dhe qytetërë sepse po frikësohen se po ua rrezikojnë qëllimet që ata kanë.

Në Manifestimin e organizuar nga Opozita në Gjilan kanë folur liderë, deputetë dhe përfaqësues të degëve të partive opozitare.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë – ripërsëritur – se marrëveshjet nuk do të kalojnë sepse ato e cënojnë qenësinë e shtetit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Ai i ka quajtur Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin “zaptues të Republikës” që po i burgosin qytetarët dhe deputetët sepse po i shohin si rrezik në realizimin e planeve të tyre.

“Qytetarët e Kosovës po i kundërshtojnë marrëveshjet sepse e kanë kuptuar që këto marrëveshje po ia kundërshtojnë territorin republikës. Isa Mustafa dhe Thaçi, këta zaptues të republikës e kanë humbur argumentin. Ata e dinë këtë gjë, por nuk duan ta dëgjojnë dhe ta shohin qytetarin. Ky pushtet qytetarin e sheh si rrezik, vullnetin popullor e sheh si rrezik sepse e di që ai është kundër tyre. Këta kryepolicë nuk flasin kundër krimit dhe korrupsionit, por kundër qytetarëve që ia duan të mirën kësaj republike”, tha Ymeri.

“Po i arrestojnë deputetët të cilët e kanë ngritur zërin kundër këtyre marrëveshjeve. I thyejnë dyert e shtëpive të deputetëve, i dhunojnë zyret e LVV sepse duan ta heshtin qytetarin. Marrëveshja për Zajednicën dhe ajo për Demarkacionin nuk do të kalojnë”, tha ai.

Ymeri më tutje ka theksuar se nuk tolerohen këto marrëveshje sepse e dëmtojnë territorialisht, ekonomikisht dhe në funksionim shtetini e Kosovës.

“Nuk mund ta pranojmë Zajendicën këtu në Gjilan, as tre kilometra larg Prishtinës e as në Veri. Nuk mund ta pranojmë as Malin e Zi në Pejë. Nuk mund ta pranojmë që t’ia falim Zajednicës së Serbisë Trepçën, Artanën, Ujmanin, hapësirën telekomunikuese. Republika nuk mund ta pranojë një kuvend të dytë që ka një organ pushtetbërës për Zajednicën”.

“Gjykatat e Kosovës nuk mund të ndahen në dysh për ta bërë një sistem të ndarë për Zajendincën sepse të gjitha këto e shkatërrojnë republikën”.

Lideri i Vetëvendosjes duke folur për republikën si nocion ka ripërsëritur se Kosova aspak nuk i ngjan një të tille, por se nuk do të ndalen deri në realizimin e të gjitha dimensioneve të saj, njofton Klan Kosova.

“Republika ose është republikë e qytetarëve – ose është republikë e qytetarëve të barabartë, ose nuk është fare. Kështu siç është ajo më nuk është republikë e qytetarëve”, tha Ymeri.

“Siç po protestojmë sot, ashtu do të protestojmë edhe nesër derisa të sigurohemi derisa të sigurohemi që republika është e qytetarëve të saj. Ashtu siç janë ngritur Hashimi edhe Isa kundër kësaj republike, ashtu po ngriten qytetarët, në numër edhe më të madh, për ta mbrojtur Republikën. Të bëhemi bashkë që këtë republikë ta bëjmë realitet, që ta bëjmë tonën dhe që ajo të na jep mirëqenie, të gjithë neve qyetarëve të barabartë të republikës”, tha lideri i VV-së.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...