Ymeri i arsyeton shqiptarët që e votuan Zaevin, i kërkon BDI-së të mos hyjë në Qeveri

PUBLIKUAR

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, duke komentuar zgjedhjet e jashtëzakonshme në Maqedoni, ka thënë se Bashkimi Demokratik për Integrim, i cili mori më së shumti deputetë nga shqiptarët, nuk duhet të bëhet pjesë e qeverisë e t’ia mundësojë Gruevskit edhe një mandat, pasi ky i fundit e ka dëshmuar në shumë raste qëndrimin e tij shovinist ndaj shqiptarëve.

Ai në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se është për keqardhje se si shqiptarët kanë pësuar rënie në fuqinë e përgjithshme politike, ku një pjesë të përgjegjësisë për këtë e kanë drejtpërdrejt partitë shqiptare që nuk arritën të bëhen bashkë nën një platformë kombëtare.

Ja postimi i plotë në “Facebook”:

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni treguan që bashkimi paraprak i Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët do t’i nxirrte ato fuqishëm si subjektin e parë shqiptar. Pra, shqiptarët e Maqedonisë gjithsesi e duan ndryshimin. Në anën tjetër, shqiptarët aq shumë e duan ndryshimin saqë një numër i konsiderueshëm i tyre e kanë votuar LSDM-në si nga urrejtja për VMRO-DPMN-në po ashtu edhe nga nevoja për orientim social-demokrat. Partitë shqiptare në Maqedoni bëjnë mirë ta kenë parasysh këtë gjë në ditët në vijim por edhe në të ardhmen në përgjithësi.

Është për keqardhje se si shqiptarët kanë pësuar rënie në fuqinë e përgjithshme politike. Një pjesë të përgjegjësisë për këtë e kanë drejtpërdrejt partitë shqiptare që nuk arritën të bëhen bashkë nën një platformë kombëtare.

Rezultatet përfundimtare e tregojnë varësinë që partitë politike të maqedonasve, konkretisht Gruevski, kanë nga partitë politike të shqiptarëve. Prandaj BDI, e cila mori më së shumti deputetë nga shqiptarët, nuk duhet të bëhet pjesë e qeverisë e t’ia mundësoj Gruevskit edhe një mandat. Gruevski e ka dëshmuar në shumë raste qëndrimin e tij shovinist ndaj shqiptarëve. Prandaj ai nuk duhet ndihmuar.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...