Ymeri: Dëshmorët nuk ranë për këtë Kosovë

PUBLIKUAR

Visar Ymeri, beri homazhe ne Prekaz

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, bashkë me përfaqësuesit e tjerë të këtij subjekti, kanë bërë homazhe sot tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz

Ymeri me këtë rast, ka thënë se 28 nëntori nuk është vetëm datë e së kaluarës.

“Të rënët për lirinë e Kosovës, të rënët për bashkimin e kombit. Sakrifica e familjes Jashari në krye me Adem Jasharin është dëshmi që 28 Nëntori nuk është vetëm datë e së kaluarës por është edhe projekt i së ardhmes”, është shprehur ai.

Ai më tej ka thënë se gjithë këta dëshmorë që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës na mësojnë edhe si jetohet edhe si dashurohet.

Kurse, ka vlerësuar se Kosova e tanishme nuk është aspak ajo për të cilën kanë dhënë jetën Jasharajt dhe gjithë dëshmorët e tjerë të Kosovës.

“Kjo Kosovë që po e shohim sot është shpërputhje flagrante me Kosovën për të cilën kishin rënë familja Jashari dhe gjithë dëshmorët. Asnjë prej tyre nuk e ka menduar që në Kosovën e pavarur do të ketë të arrestuar politikë, që e humbin jetën në burgje dhe nuk do të ketë kurrfarë përgjegjësie”, ka potencuar ai. /Zëri

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...