Pepe, mbrojtësi portugez i Real Madridit, është afër transferimit në Kinë
Real Madrid dhe Pepe janë afër ndarjes. Mbrojtësi portugez, pritet të transferohet në Kinë, shkruan Cadena Cope, përcjell Express.
Ai pritet të transferohet te skuadra, Hebei Fortune, e cila drejtohet nga strategu kilian Manuel Pellegrini.
Thuhet se Pepe do të fitoj 15 milionë euro në sezon te skuadra kineze. Kurse, te Real Madridi ai paguhet 5.5 milionë euro në vit. /Express/



