Ylli i Real Madridit: Kemi lëshuar shumë pikë, por askush s’mund të na ndalë

PUBLIKUAR

Mesfushori gjerman Toni Kroos e ka pranuar se paraqitjet e dobëta të Real Madridit në pjesën e parë të sezonit kanë bërë që skuadra të lëshojë shumë pikë në luftë për titull.

Kroos, megjithatë, këmbëngul se beson në Madridin, siç kishte bërë edhe sezonin e kaluar kur e fituan Ligën e Kampionëve për herë të tretë më radhë, përkundër paraqitjeve tejet të dobëta në La Liga, transmeton gazeta Express.

“Është e vërtetë që kishim disa probleme në fillim dhe se kemi lëshuar shumë pikë në ligë në pjesën e parë të sezonit, por kjo mbetet në të kaluarën”, tha Kroos për Die Welt.

“Gjithmonë e kam ditur, vitet e fundit thjesht më kanë dhënë vetëbesimin se ne e kemi një ekip superior dhe se nuk ka që na ndal”, shtoi ai.

“Çdo fitore i jep tërë ekipit vetëbesim dhe ne nuk e ndalim punën, edhe kur gjërat nuk ishin kështu”, theksoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...