Ylli i Real Madridit: Dua të luaj me Neymarin

PUBLIKUAR

Sulmuesi brazilian i Real Madridit, Vinicius Junior, ka thënë se dëshiron të luajë bashkë me yllin e Paris Saint-Germainit, Neymarin, duke e vlerësuar si lojtarin që e frymëzon atë më së shumti në futboll.

18-vjeçari, i cili ende nuk e ka bërë asnjë paraqitje për ekipin kombëtar të Brazilit, u transferua në Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës së vitit të kaluar dhe i ka bërë 10 paraqitje për klubin e tij këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Ai ka filluar ta gjejë ritmin e tij në skuadrës e Real Madridit që e ka fituar titullin e Ligës së Kampionëve për tri vjetët e fundit radhazi. Gjatë kohës së fundit, ai e ka shfaqur talentin që e kishte bindur Real Madridit ta transferonte nga Flamengo.

Megjithatë, idhulli i Viniciusit është ish-ylli i Barcelonës, Neymari. Viniciusi shpreson se do të arrijë të mësojë nga Neymari përmes mundësisë për të luajtur së bashku në të njëjtin ekip.

“Unë dua të luaj me Neymarin sepse ai është idhulli im. Ai është një djalë që e kam shikuar që kur isha i vogël dhe që kur kishte filluar në Santos. E kam ndjekur atë nga afër. Kam një adhurim të mrekullueshëm për të dhe ai e di këtë gjë”, ka thënë Viniciusi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...