Sulmuesi i Nices, Allan Saint-Maximin ka thënë se është i hapur për një kalim te Milani gjatë verës, transmeton zeri.info
Gjiganti italian e kishte kërkuar futbollistin edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, por kishte dështuar që të arrinte marrëveshje me klubin francez.
“Unë padyshim që ndjehem gati për të rritur nivelin dhe për të shkuar te një skuadër më prestigjioze, por momentalisht unë ende ndihem mirë në Nice. Tani varet nga unë që të vazhdojë me këto paraqitje, ta ndihmoj sa më shumë skuadrën time dhe pastaj do të shohim në fund të edicionit. Milani? Është padyshim një klub i madh. Unë e pata mundësinë që të shkoja në Milan gjatë afatit dimërorë, por nuk u bë. Të shohim se si do të shkojë në verë”, tha ai./Zëri


