Ylli i Napolit: Na kanë studiuar, kundërshtarët e dinë si luajmë ne

PUBLIKUAR

Jose Callejon druhet se humbja ndaj Shakhtar Donetsk tregon se kundërshtarët e studiojnë mënyrën se si luan Napoli dhe kështu e dinë sistemin e saj.

Napoli humbi me rezultat 2-1 në Ukrainë ndaj Shakhtar në ndeshjen hapëse të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, transmeton Express.

“Ekipet me të cilat përballemi na studiojnë me kujdes dhe e dinë se si luajmë ne, prandaj na bëjnë presion më mirë dhe e bëjnë gjithçka të vështirë”, ka thënë spanjolli për Mediaset Premium.

“Ata e dinë sistemin tonë dhe neve na duhet ta lëvizim topin më shpejt, sepse kështu ia bëjnë më të vështirë kundërshtarit që të na ndalë”, ka shtuar ai.

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...