Ylli i Manchester United: Natyrisht se ne mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve

PUBLIKUAR

Ashley Young beson se Manchester United është në gjendje ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Skuadra e Jose Mourinhos do të udhëtojë për në Sevilla për t’u ndeshur të mërkurën me spanjollët në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve dhe vjen nga një fitore në FA Cup kundër huddersfield Town, transmeton Express.

Derisa United këtë sezon konsiderohet autsajder për të fituar garën më prestigjioze evropiane për klube, Young beson se mund ta bëjë këtë.

“Natyrisht [ne mund të fitojmë Ligën e Kampionëve]”, ka thënë Young.

“Nuk futesh në një garë për të mos e fituar atë. Ne do të kërkojmë ta bëjmë një gjë të tillë”, ka shtuar anglezi. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...