Ylli i Manchester City: Liverpooli na ka lënë shumë prapa

PUBLIKUAR

Ilkay Gundogan e pranon se Manchester City ka ngelur shumë prapa Liverpoolit në garë për titull këtë sezon në Premierligë.

Pep Guardiola e udhëhoqi Cityn drejt kurorës së tretë në Premierligë në sezonin 2017/2018, duke vendosur rekord të ri dhe më të mirin në histori të ligës me 100 pikë të mbledhura. Të kaltrit e mbrojtën titullin në sezonin pasues duke e mposhtur Liverpoolin në garë për titull për një pikë, transmeton Gazeta Express.

Shumë persona menduan se City do ta vazhdonte mbizotërimin në Premierligë por të kuqtë menduan ndryshe dhe janë afër ta rrëzojnë nga froni rivalin nga Mançester, pasi i kanë fituar 27 prej 29 ndeshjeve deri tani këtë sezon.

Pandemia koronavirus ua shtyu kurorëzimin për tre muaj, por djelmoshave të Jurgen Klopp u nevojiten vetëm edhe gjashtë pikë për ta siguruar titullin e parë pas plot 30 vjetëve në ligën elitare angleze kur sezonin të rifillojë më 17 qershor.

Gundogan e pranon faktin se Liverpooli ka vendosur standarde të reja sa i përket vazhdimësisë.

“Kemi ngelur shumë prapa në garë për titull këtë sezon në Premierligë. Nuk ishim në gjendje të shtronim ndikim sikur në dy sezonet e kaluara kur e fituam kampionatin”, tha Gundogan për Fanatik.

“Pavarësisht se a kemi luajtur mirë apo keq, thjesht kemi humbur pikë. Liverpooli e arriti këtë nivel pa humbur shumë pikë, ndërsa ne humbëm shumë pikë dhe dallimi mes nesh u rrit”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...