Ylli i Manchester City: Dua të largohem (Foto)

PUBLIKUAR

Nolito dëshiron të largohet nga Manchester City

Sulmuesi spanjoll, Nolito, nuk është i lumtur me trajtimin që po i bën Pep Guardiola, i cili ka thënë se dëshiron të largohet nga Manchester City gjatë verës, për t’u rikthyer në Spanjë.

Nolito u transferua nga Celta Vigo në korrik të viti 2016 dhe ka luajtur pothuajse në gjitha ndeshjet në pjesën e parë të sezonit, por në pjesën e dytë të sezonit spanjolli nuk ishte as zgjedhja e dytë nga Pep Guardiola.

Nolito e përfundoi sezonin me 19 ndeshje në Premierligë, vetëm në nëntë prej tyre ka startuar.

30 vjeçari, i cili me të arritur në “Etihad” nënshkroi kontratë katër vjeçare, dëshiron të largohet nga City, pas transferimit të Bernardo Silvas nga Monaco për 43 milionë funte.

“Dëshiroj të rikthehem në Spanjë”, tha Nolito për Cope.

“Shpresoj se do të largohem, nuk ka rëndësi nëse do të jetë në formë huazimi apo transferim i përhershëm. Janë disa ekipi që do të dëshiroja t’iu bashkohem”, shtoi Nolito.

“Janë Atletico, Celta… por këto janë gjëra për agjentin tim”, u shpreh më tej spanjolli. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...