Ylli i Liverpoolit: Të gjithë u zhgënjyem që Koeman shkoi në Barcelonë

PUBLIKUAR

Virgil van Dijk ka thënë se ishte ndier i zhgënjyer kur e kishte kuptuar se Ronald Koeman po shkonte në Barcelonë, edhe pse thotë se e kupton pse ish-trajneri i Holandës ka dashur të bëhet trajner i gjigantit spanjoll.

Koeman u emërua së fundmi trajner i Barcelonës në vend të të shkarkuarit, Quique Setien, i cili e humbi punën pas disfatës turpëruese 8:2 kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Holandezi, ish-mbrojtës i Barçës, u desh ta braktiste postin e trajnerit të ekipit kombëtar të Holandës, për t’u emëruar në stolin e Camp Nou.

Synimi i Koeman ishte të shkonte në Barcelonë pas Kampionatit Evropian 2020, por meqë ky turne u shty për vitin 2021 si pasojë e koronavirusit, ai vendosi ta shfrytëzoi rastin për ta udhëhequr Barcelonën duke mos pritur më.

Dhe mbrojtësi i Liverpoolit dhe Holandës, Van Dijk e kupton përse Koeman e mori atë vendim dhe shtoi se është i lumtur për të.

“Të gjithë jemi të zhgënjyer që një trajner i madh i ekipit kombëtar si ai u largua, por të gjithë e kuptojmë”, tha Van Dijk.

“Mund ta pyesësh këdo në ekip një nga një, të gjithë do ta kenë mendimin e njëjtë. Kjo ishte ëndrra e tij e madhe. Askush nuk e priti që do të ndodhte kaq shpejt, por ne jemi të lumtur për të. Tani duhet të shkojmë përpara”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...