Ylli i Liverpoolit: Të gjithë po luten për dështimin tonë

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, thotë se kampioni i Premierligës po përballet me kohë sfiduese, sepse, siç vlerëson ai, të gjithë duan ta shohin atë duke dështuar.

Qendërmbrojtësi holandez luajti rol kyç për t’i ndihmuar Liverpoolit ta fitojë titullin e parë në ligë sezonin e kaluar, pas plot 30 vjetëve pritje, transmeton Gazeta Express.

“Mendoj se përpjekja për të qëndruar në krye është gjëja më e vështirë ta bësh”, tha Van Dijk.

“Kur e arrin klubin, të gjithë duan të të shohin duke u rrëzuar. E tillë është jeta, veçanërisht këto ditë”, shtoi ai.

“Unë dua të jap gjithçka nga vetja deri të pensionohem dhe pastaj nuk do të kem pendesa. Nuk dua të kem pendesa në fund, sepse ajo do të ishte ndjesia më e keqe që mund ta kesh.”

29-vjeçari shtoi: “Do të përballemi me kohë sfiduese në vazhdim. Ne kemi kampionë, dhe për t’u bërë të tillë na u desh kohë.” /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...