Roberto Firmino ishte ndaluar në prag të Krishtlindjeve teksa ishte duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur, ndërsa sot ka marrë dënim të rëndë.
Ylli i Liverpool, Roberto Firmino nuk mund të drejtojë për një vit automjete pasi i është pezulluar leja e drejtimit, ndërsa ka marrë edhe një gjobë prej 20 mijë funtesh.
Pas dënimit, ai ka kërkuar falje për gabimin e bërë.
“I kërkoj falje pa rezerva klubit, menaxherit, shokëve dhe tifozëve”, ka thënë Firmino.
Firmino mbrëmë luajti kundër Chelseat, por mbete të shihet nëse do të marrë ndonjë dënim edhe nga trajneri Jurgen Klopp. /Express/


