Ylli i Kosovës stërvitet i veçuar para ndeshjes me Ukrainën

PUBLIKUAR

Besar Halimi nuk është duke u stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.

Në stërvitjen që po zhvillohet në “Loro Borici” talenti i ri i Kosovës, Besar Halimi, është duke u stërvitur i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës, shkruan Gazeta Express.

Afër lojtarit ishte edhe trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, për t’u konsultuar për gjendjen e tij në hollësi.

Megjithatë, fjalën e fundit do ta kenë mjekët nëse duhet të luajë nesër apo nuk duhet rrezikuar me inkuadrimin e 22 vjeçarit.

Halimi, që po shkëlqen me Brondby, nëse nuk luan nesër – pritet të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen me Islandën (9 tetor). /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...