Ylli i Kosovës në formacionin më të mirë në 17 javët e para në Rusi (Foto)

PUBLIKUAR

Bernard Berisha ka hyrë në 11-shen më të mirë në 17 xhirot e zhvilluara në Premier Ligën e Rusisë

Ylli Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha, është duke shkëlqyer në Premier Ligën e Rusisë. Ai ka arritur që të hyjë në 11-shen më të mirë në 17 xhirot e para, shkruan Gazeta Express.

Berisha, i cili luan te Anzhi, deri më tani ka shënuar 3 gola, derisa ka dhuruar edhe 3 asistime. Lajmin se është përfshirë në 11-shen më të mirë në 17 xhirot e zhvilluara në Premier Ligën e Rusisë e ka bërë të ditur vet futbollisti përmes një postimi në Facebook.

“Formacioni më i mirë i fazës nga fillimi kampionatit deri në dhjetor. Falënderimi i takon Zotit”, ka shkruar Berisha. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...