Mesfushori I Juventusit, Federico Bernardeschi beson se trajneri i Chelseat, Maurizi Sarri do të ishte një zgjedhje e mirë për klubin torinez, transmeton zeri.info
Gjiganti italian është në kërkim të një trajneri të ri pas konfirmimit që Massimiliano Allegri nuk do të jetë në stolin e bardhezinjve në edicionin e ardhshëm.
“Goal.com” raporton se Sarri është objektivi kryesor i Juventusit.
“Si lojtar mund të them që Sarri është një profil i vlefshëm për mua, por nuk e di nëse ai do të jetë trajneri i ardhshëm”, deklaroi Bernardeschi./Zëri


