Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois, ka thënë se nuk e di se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.
Në një intervistë pas triumfit në finalen e FA Cup kundër Manchester Unitedit të shtunën pasdite, Thibaut Courtois ka thënë se vetëm pas Kupës së Botës do ta kuptojë nëse do të mbetet pjesë e Chelseat edhe sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.
“Siç kam thënë në javët e fundit, mendoj se do ta shohim pas Kupës së Botës nëse do të jem lojtar i Chelseat edhe sezonin tjetër”, ka thënë përfaqësuesi belg.
“Do ta shoh çfarë do të ndodhë pas Kupës së Botës”, shtoi ai. /Gazeta Express/


