Ylli i Chelseat i frikësohet kthimit të Premierligës: Babai im vuan nga astma

PUBLIKUAR

Tammy Abraham i Chelseat e ka bërë publike shqetësimin e tij për kthimin e Premierligës, duke treguar se babai i tij vuan nga astma dhe ka thënë se ai frikësohet se çfarë mund të ndodhë nëse ai infektohet me virusin Covid-19 kur të rinisë sezoni.

Përderisa stërvitjet e klubeve të Premierligës pritet të rinisin sërish të hënën, qeveria britanike ka bërë të ditur se këto stërvitje duhet të jenë vetëm vullnetare, pasi që asnjë lojtar s’është i detyruar t’i ndjekë ato, transmeton Gazeta Express.

Shumë futbollistë janë shprehur të shqetësuar se Premierliga po kthehet më shpejt sesa që duhet, shkaku i rrezikut nga koronavirusi, përderisa Bundesliga do të rinisë të shtunën, ndërsa ligat në Francë dhe Holandë janë përfunduar para kohe.

“Babai im vuan nga astma. Nëse Premierliga kthehem dhe unë infektohen dhe e dërgoj virusin në shtëpi, ky do të ishte skenari më i keq i mundshëm”, ka thënë Abraham.

Lojtarët e Premierligës e kanë bërë të qartë se ata nuk janë kundër rinisjes së kampionatit, por kanë insistuar se ata duan ta bëjnë këtë vetëm kur të jetë e sigurt.

“Për mua, gjëja më e rëndësishme është të jem në fushë. Por, babai im vuan nga asmta dhe gjëja e fundit që na duhet është të infektohemi me këtë virus. Nëse ju mund të më thoni se ka siguri, atëherë le të kthehemi. Por, nëse s’është e sigurt, atëherë duhet të presim”.

“Babai im dëshiron që unë të kthehem. Ai e di sa i motivuar jam unë për rinisjen e sezonit, për ta dhënë më të mirën time. Ai është njëri ndër tifozët e mi më të mëdhenj”.

“Premierliga dhe qeveria do të duhet ta marrin një vendim. Le të na tregojnë ata se a është e sigurt të kthehemi në ndeshje. Nëse është, atëherë unë jam gati të luaj”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...