Ylli i Chelseas dëshiron të bashkohet me Mourinhon (Foto)

PUBLIKUAR

Nemanja Matic, mesfushori i Chelseas, dëshiron të transferohet në Manchester United

Sipas tabloidit britanik, The Sun, mesfushori i Chelseas, Nemanja Matic dëshiron të ribashkohet me menaxherin e Manchester Untiedit, Jose Mourinhon.

Reprezentuesi i Serbisë ndien se nuk po vlerësohet sa duhet nga trajneri i Chelseas, Antonio Conte dhe dëshiron të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere.

Matic dhe Mourinho kanë punuar së bashku në Cheslea në sezonin 2014/2015. Madje, ishte pikërisht strategu portugez që e transferoi Maticin nga Benfica në Chelsea.

Ish anëtari i Vitesses ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2019. Matic mund t’i kushtoj Manchester Unitedit 35-40 milion euro. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...