Pas fitores së Barcelonës së mbrëmshme me rezultat 1-0 ndaj Cultural Leonesa në rundin e katërt në Copa del Rey, mesfushori i katalonasve, Arturo Vidal, e shtoi veten në listën e lojtarëve që janë bërë hor pas një ndeshje.
Duket se kiliani kishte harruar se ai po luante një ndeshje të vlefshme për Copa del Rey gjatë intervistës së tij pas ndeshjes. Ai u tha gazetarëve se është i lumtur për tre pikët, duke menduar se kishte luajtur në një ndeshje të La Ligës, transmeton Gazeta Express.
“Ne po shkojmë në shtëpi të lumtur me tre pikët”, ka thënë Vidal.
Vidali gjithashtu dëshiroi t’i japë fund lajmeve kontroverse rreth sjelljes së tij në rrjetet sociale, pasi që ai kishte postuar një foto në Instagram për ta shprehur zemërimin për minutat e pakta të ndeshjes me Barcelonën.
“Kjo është një temë e mbyllur, siç ka thënë edhe trajneri. Është diçka që qëndron në bankën rezervë”. /Gazeta Express/


