Ylli Hoxha: 77 për qind e qytetarëve nuk e përkrahin “Zajednicën”

PUBLIKUAR

Sonte në Ballë për Ballë në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova. i ftuar ishte Ylli Hoxha, asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Me të ftuarin është diskutuar lidhur me takim e partive opozitare i cili është zhvilluar sot.

“Në këtë takim kemi diskutuar për mënyrën se si do të ec manifestimi në Gjakovë në të cilën do të demonstrohet kundërshtimi për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Ne si opozitë kemi vendosur që në të gjitha qendrat të bëjmë manifestime”, ka thënë ai.

Këto manifestime sipas Hoxhës do të bëhet me qëllim për të treguar përkrahjen e madhe të qytetarëve.

E, sa i përket vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, ai shprehet mirënjohës për përkrahjen e tyre që i japin Kosovës. Ndërsa, thotë se është i kënaqur me përkrahjen e qytetarëve kundër Zajednicës.

“Kemi arritur në pikën ku 77 për qind e qytetarëve deklarohen kundër kësaj marrëveshje, vetëm nëntë për qind e qytetareve përkrahin zbatimin e marrëveshjes së Zajednicës”, ka thënë ai.

Sipas tij, opozita është më e bashkuar se kurrë dhe do të vazhdojë të mbajë këtë qëndrim. /Klan Kosova/

 

SHIKO MË SHUMË

Pse ndodhi “çarja” me Vjosa Osmanin, kjo është përgjigja e Mimoza Kusari-Lilës

  Dekreti për shpërndarjen e kuvendit është jokushtetues, thotë kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila. Ajo...

Haxhiu: Largimi i “Kosovo” korrigjon një padrejtësi ndaj shtetit tonë*

Albulena Haxhiu, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar ndaj vendimit të European Committee...

Shqetësimet e kongresmenëve amerikanë për reduktim trupash në Kosovë, NATO: Aktualisht s’jemi duke shqyrtuar ndonjë ndryshim

Disa kongresmenë amerikanë i kanë shkruar një letër Sekretarit amerikan, Marco Rubio, duke shprehur...