Ylli francez i jep për bamirësi të gjitha paratë e fituara nga triumfi në Kupën e Botës

PUBLIKUAR

Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi, ka zbuluar se i kishte dhënë për bamirësi të gjitha paratë e fituara nga triumfi në Kupën e Botës.

Franca i fitoi 38 milionë dollarë nga triumfi në Kupën e Botës këtë verë, derisa secili nga 23 lojtarët që i përfaqësuan “Les Blues” në Rusi, u shpërblye me 330.000 dollarë bonus, transmeton Gazeta Express.

“Të gjithë ne jemi të lirë ta marrim këtë vendim [ për donacion] dhe ta bëjmë publik ama po, i dhashë paratë për bamirësi në donacionin tim”, tha Matuidi.

“Kylian Mbappe ka plotësisht të drejtë kur thotë se ne fitojmë shumë para. Për ne nuk është shumë, por ajo që ne bëjmë do të thotë shumë për ata”, shtoi ai.

“Gjëja më e rëndësishme është se vjen nga zemra dhe ne e bëjmë këtë sepse na bënë. Kur e shoh një fëmijë duke qeshur, më mbush me lumturi”, theksoi ai.

Tremplins Blaiuse Matuidi është organizatë e bamirësisë, e cila ka për qëllim t’i riintegrojë në shoqëri fëmijët e varfëruar nga rrethinat. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...