Ylli 60 milionësh i Serie A i ofrohet Barcelonës

PUBLIKUAR

Brescia ia ka ofruar Barcelonës mesfushorin e talentuar italian, Sandro Tonali, i cili cilësohet si Andrea Pirlo i ri.

Tonali, mesfushori me të ardhme premtuese i kërkuar nga shumë klube të mëdha, veçanërisht brenda Italisë, i është ofruar gjigantit spanjoll, transmeton Gazeta Express.

Por Barcelona nuk është e gatshme ta paguajë çmimin që Brescia e kërkon për të, 60 milionë euro, sipas Mundo Deportivos, gazetës katalonase e afërm me klubin.

19-vjeçari i ka bërë klubet evropiane ta kthejnë kokën kah ai dhe, edhe pse Barça e vlerëson lart atë, nuk është e gatshme të shpenzojë shumë në të.

Brescia është në fund të tabelës në Serie A momentalisht, që nënkupton se Tonali do të largohet sipas të gjitha gjasave në fund të sezoni nëse klubi bie nga liga. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...