Yjet e Serie A i refuzojnë paratë e majme nga Kina

PUBLIKUAR

Mario Mandzukic dhe Edin Dzeko kanë refuzuar oferta shumë të majme nga Kina, raportojnë mediat italiane.

Mandzukic, 31-vjeçar, ka refuzuar oferta nga skuadrat Beijing Guoan, Tianjin Quanjian dhe Shaghai Shenhua, si dhe së fundmi një nga Hebei Fortune, përkundër faktit se i ishte ofruar një pagë vjetore prej 15 milionë euro në një kontratë me kohëzgjatje dyvjeçare, transmeton Express.

Megjithatë, kroati ka për qëllim të vazhdojë me Juventusin.

Ndërkohë, edhe Edin Dzeko dëshiron të qëndrojë te Roma. Corriere dello Sport raporton se klubi meksikan Monterrey dhe dy skuadra kineze janë të interesuara për Dzekon, të cilat janë të gatshme t’i ofrojnë atij kontratë trevjeçare me pagë vjetore në vlerë 12 milionë euro.

Por, boshnjaku nuk e ka ndërmend të largohet nga kryeqyteti italian.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...