Yje por pa kontrata: Këta lojtarë janë të lirë për verën e 2019

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një rast i dhunës në familje u raportua në ditën e Bajramit në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i...

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në...

Janë futbollistë që konsiderohen më të mirët në botë por do të mbesin lojtarë të lirë për shkak se ju skadojnë kontratat në fund të këtij sezoni

Disa nga top-lojtarët botëror janë në vitin e fundit të kontratave të tyre, që do të thotë se ata do mund të largohen në fund të sezonit falas për ekipet tjera. Goal ka bërë një përmbledhje të tyre, e ku duket se Manchester United ka shumë punë për të bërë.

Toby Alderweireld | mbrojtës | Tottenham

Belgu ishte lidhur me një kalim në Manchester United gjatë kësaj vere, por lëvizja e tij nuk ndodhi. Megjithatë, ai pritet që të largohet nga Londra Veriore shumë shpejt për shkak se kontrata e tij i skadon në verën e 2019 dhe Spurs do ta shesin atë, me gjasë, në janar.

Alphonse Areola | portier | PSG

Ardhja e Gianluigi Buffon nga Juventusi gjatë verës duket se është pengesa kryesore e Alphonse Areolas si portier i parë i PSG’së, por zhvillimet e fundit thonë se ai mund të rri në Francë. Megjithatë, ai ende nuk ka nënshkruar zgjatjen e kontratës, kështu që deri atëherë gjithçka është e hapur.

Mario Balotelli | sulmues | Nice

Mario Balotelli e ringjalli karrierën e tij me Nice në Ligue 1 të Francës dhe mbetet në klub pavarësisht se ishte afër për t’ju bashkuar Marseille gjatë verë. Italiani do të jetë në këtë klub edhe për një sezon dhe një largim i tij në janar nuk pritet të ndodh. Ku do të shkojë, varet nga paraqitjet e tij këtë sezon.

Gary Cahill | mbrojtës | Chelsea

Nuk është më zgjedhje e parë për Chelsea, kështu që Gary Cahill është duke i shqyrtuar mundësitë pasi që kontrata ti skadon me Blues. Galatasaray është lidhur me një kalim të 32 vjeçarit, i cili kohëve të fundit është pensionuar nga kombëtarja angleze, për t’u marrë vetëm me karrierën në klube.

Matteo Darmian | mbrojtës | Manchester United

Ankthi i Matteo Darmian në Manchester United pritet që të përfundojë që në verën e ardhshme kur kontrata e tij me klubin do të skadojë. Italiani ka qenë gjithmonë zgjedhje e dytë pas Antonio Valencias, për disa sezone, pavarësisht se ekuadoriani është më i vjetër dhe po ashtu mund të largohet nga Old Trafford. Një largim te Napoli apo Interi mund të ndodh që në janar.

David de Gea | portier | Manchester United

Pa asnjë diskutim, njëri prej lojtarëve më të vlefshëm të Manchester United sezoneve të fundit. David de Gea ende është në negociata për kontratë të re me Red Devils. Spanjolli ishte afër që të largohet nga Old Trafford në të kaluarën, por reputacioni i tij është i lartë dhe klubi nuk dëshiron që ai të largohet. Megjithatë, edhe me kontratën e tanishme, ai obligohet që të rri edhe një vit në United, por nëse nuk e vazhdon atëherë mund të konsiderohet shitja e tij.

Mousa Dembele | mesfushor | Tottenham

Belgu pritej që të largohej nga Tottenham  sezonin e fundit, por tani 31 vjeçari do të jetë lojtar i lirë pas këtij sezoni. Ai është lidhur me një kalim në Super Ligën Kineze, por Interi është një adhurues i madh i lojtarit, kështu që mund ta transferojë.

Angel Di Maria | sulmues | PSG

Angel Di Maria ka qenë lojtar kyç për Paris Saint-Germain që kurse ju bashkua atyre nga Manchester United në sezonin 2015-16, por mund të largohet këtë verë nga Parc des Prices. Argjentinasi ishte afër Barcelonës sezonin e kaluar, por në fund dështoi kalimin e tij. Megjithatë, më 2019, si një lojtar i lirë ai nuk do të këtë problem që të gjen klub të ri.

Munir El Haddadi | sulmues | Barcelona

Të futesh në ekipin e parë të Barcelonës nuk është lehtë, por Munir El Haddadi do të shpreson për të katërtën herë që të jetë në formacionin e Valverdes këtë sezon. 23 vjeçari pati një paraqitje të mirë si i huazuar në Valencia dhe Alaves, kurse tani do ta sfidojë vetën në fanellën e blaugranas. Barca besohet se e dëshiron sulmuesin në Camp Nou, por paraqitjet e tij për skuadrën e parë do të jenë të limituara.

Cesc Fabregas | mesfushor | Chelsea

Ylli i Chelsea, Cesc Fabregas mund të largohet nga Stamford Bridge si lojtar i lirë më 2019 dhe mesfushori me cilësi të larta ka oferta të ndryshme. Ish mesfushori i Barcelonës ka një garë të vështirë në mesfushën e Blues, me Jorginhon, N’Golo Kanten, Ross Barkleyin dhe Ruben Loftus-Cheekun, kështu që ai duhet ta vazhdoi karrierën diku tjetër. AC Milan dhe Inter janë të interesuar për të, kurse rikthimi në Spanjë nuk është i pamundshëm.

Olivier Giroud | sulmues| Chelsea

Fituesi i Botërorit me Francën, Olivier Giroud ka treguar vlerat e tij si për Arsenalin dhe Chelsean viteve të fundit. Megjithatë, sulmuesi po futet në fazën e tij të fundit si lojtar profesionist dhe kontrata e tij me Blues do të skadojë në fund të sezonit. Edhe pse ende mund t’i ofrojë cilësi skuadrave të Premier Ligës, ai duket se ka zgjedhur që të kthehet në Ligue 1 për vitet e fundit të karrierës se tij.

Diego Godin | mbrojtës | Atletico Madrid

Ylli i Atletico Madrid Diego Godin e refuzoi mundësinë për t’ju bashkuar Manchester United gjatë afatit të verës dhe uruguaiani është duke pritur që ti rritet paga dhe është afër të nënshkruaj kontratë të re. Por, derisa ende nuk ka kontratë,  ai mund të transferohet diku tjetër më 2019, e që prapë në pozitë të mirë do të jenë Manchester dhe Juventus për ta transferuar.

Ander Herrera | mesfushor | Manchester United

Ander Herrera është në sezonin e tij të pestë në Manchester United, por nuk është se ka startuar shpesh në formacionin e parë. Pavarësisht minutave të tij të paktë në fushë, spanjollit është duke i pëlqyer të qenit në një klub të madh, por edhe ai mund të largohet si lojtar i ri në verë.

Hector Herrera | mesfushor | Porto

Kapiteni i Portos, Hector Herrera pritet që të përfundojë karrierën e tij në Portugali dhe mund të largohet si lojtar i lirë më 2019, meksikani është në sezonin e tij të gjashtë me Dragonët, kurse për të është i interesuar edhe Real Madridi.

Phil Jones | mbrojtës | Manchester United

Kërkimi i shumë mbrojtësve gjatë kësaj vere nuk ka reflektuar si duhet tek mbrojtësit aktual te United, përfshirë këtu edhe Phil Jones. Anglezi nuk do të këtë kontratë në fund të sezonit – edhe pse United ka mundësi ta zgjat – por e ardhmja e tij do të varët shumë në afatin kalimtar të janarit.

Vincent Kompany | mbrojtës | Manchester City

Vincent Kompany është një lider i Manchester Cityit, pasi që ka kompletuar 10 sezone në këtë klub, por edhe ai do të jetë pa kontratë në fund. Belgu vazhdimisht ka pasur probleme me lëndime dhe ende nuk ka pasur paraqitje të nivelit të lartë. A do të mbetet ai në City, kjo mbetet të shihet.

Filipe Luis | mbrojtës | Atletico Madrid

Mbrojtësi anësor i majtë i Atletico Madrid, Filipe Luis është në vitin e fundit të kontratës se tij me klubin nga kryeqyteti që e ka lënë pezul të ardhmen e tij. Barcelona mund ta kërkojë brazilianin, e njëjtë edhe PSG mund të jetë një destinacion i preferuar i tij.

David Luiz | mbrojtës | Chelsea

Dukej që koha e David Luiz në Chelsea kishte përfunduar sa ky ekip drejtohej nga Antonio Conte, por e ardhmja e tij është më ndryshe nën urdhrat e Maurizio Sarrit. 31 vjeçari ende nuk ka nënshkruar kontratë të re, që do të thotë se opsioni për të qëndruar apo larguar deri në fund të sezonit, mbetet i hapur.

Eliaquim Mangala | mbrojtës | Manchester City

Eliaquim Mangala ka vuajtur për ta gjetur vetën në Manchester City qëkurse ju bashkua nga Porto më 2014, me një seri lëndimesh dhe huazimesh që i kanë kontribuar këtij realiteti. Kontrata e tij është deri në fund të këtij sezoni, kështu që duket se ai do të largohet në fund.

Anthony Martial | sulmues | Manchester United

Dallimet e tij me Jose Mourinhon janë tashmë të dokumentuar nga vera që shkoi dhe Anthony Martial mund të largohet nga United si lojtar i lirë më 2019, nëse United nuk e aktivizon opsionin e tyre për zgjatje të kontratës. Francezi është lidhur me disa klube, përfshirë Bayern Munich dhe Sevilla, por kalimi nuk është materializuar. Një ndryshim menaxheri – e cila gjë duket real dhe e mundshme – do të bëj që ai të vazhdojë qëndrimin në Manchester.

Juan Mata | mesfushor | Manchester United

Juan Mata po ashtu pritet që mos të këtë kontratë, në mesin e shumë lojtarëve të Manchester United. Tani 30 vjeçar dhe me kontratën në skadim thuhet se ai do të rikthehet në Spanjë, me Valencian si destinacion i tij i fundit në karrierë.

James Milner | mesfushor | Liverpool

Pavarësisht se ka disa vite, James Milner ende është lojtar vital i Liverpoolit dhe pjesë e suksesit të skuadrës se udhëhequr nga Jurgen Klopp. 32 vjeçari ka treguar se mund të luaj në shumë pozita tek Reds, madje edhe si mbrojtës i majtë dhe vazhdon që të këtë paraqitje të mira. Megjithatë, me ardhjen e Fabinhos dhe Keita mund të kuptojmë se ai është lojtar i tepërt për Liverpool. Thuhet se ai do të pensionohet në fund të këtij sezoni, por kjo mbetet të shihet.

Nacho Monreal | mbrojtës | Arsenal

Përderisa Arsenali ka pasur shumë dobësi në mbrojtje sezonet e fundit, një mbrojtës ka qenë më stabili dhe ai është Nacho Monreal. Megjithatë, pavarësisht paraqitjeve të tij të mira me Gunners, ai mund të largohet në fund të verës se ardhshme. Barcelona e kërkon, derisa ai luan mirë edhe si mbrotës edhe si mbrojtës i majtë si pozitë natyrale.

Andreas Pereira | mesfushor | Manchester United

Andreas Pereira e ka pritur mundësinë e tij për të shkëlqyer në Manchester United dhe me në fund ai pati edhe një mundësi që ta bëj këtë në Valencia. Braziliani zyrtarisht është duke luajtur për klubin tani, por kontrata e tij skadon verën tjetër, edhe pse United mund ta aktivizojë zgjatjen për një vit të kontratës.

Adrien Rabiot | mesfushor | PSG

Kontrata e mesfushorit Adrien Rabiot skadon këtë verë. 23 vjeçari ka treguar se është njëri prej më të mirëve në pozitën e tij, kështu që nuk është befasi që atë e kërkojnë klube si: Barcelona, Bayern Munich dhe Chelsea.

Aaron Ramsey | mesfushor | Arsenal

Aaron Ramsey është në sezonin e 11’të te Arsenali, por ai me në fund mund të largohet më 2019. Arritja e Unai Emery ka sjell ndryshime në qasjen e lojës në Emirates Stadium, por ai mbetet zgjedhje e parë për trajnerin. Ramsey kërkohet nga një numër i madh i klubeve, përfshirë AC Milan.

Arjen Robben | sulmues | Bayern Munich

Arjen Robben do të jetë 35 vjet në fund të sezonit 2018-19 dhe do të jetë lojtar i lirë. Ish lojtari i Real Madridit dhe Chelsea, i njohur për shumë lëndime kur ishte i ri, ka pasur një karrierë interesante më rënie dhe ngritje. Ndodh që ai të pensionohet në fund të kontratës apo të vazhdoi në Major League Soccer apo në SuperLigën Kineze.

Luke Shaw | mbrojtës | Manchester United

Luke Shaw po ashtu është lojtari tjetër pa kontratë në fund të sezonit nga Manchester United dhe lojtari tjetër që ka probleme me Jose Mourinhon. 23 vjeçari ka pasur një seri lëndimesh në Old Trafford, por sivjet ka startuar mirë. Pa kontratë të re, por me një largim të mundshëm drejt Tottenham apo diku tjetër, janë opsionet e tij.

Chris Smalling | mbrojtës | Manchester United

Chris Smalling është njëri prej lojtarëve që i ka shërbyer Manchester Untied që një kohë të gjatë, por tani duket se ai do të largohet. Çështja e mbrojtësit nuk pritet që të zgjidhet, kurse Wolves mund të jetë destinacioni i tij.

Daniel Sturridge | sulmues | Liverpool

Shumë ujë ka kaluar nën urë qëkurse Daniel Sturridge shkëlqente në krah të Luis Suarez në sulmin e Liverpoolit, kështu që aventura e tij në Meseyside pritet që të përfundojë në verën e vitit 2019. Tani, 29 vjeçar, Sturridge ishte i huazuar në West Brom, derisa nuk bënte vend para treshes se njohur, Firmino, Salah, Mane.

Antonio Valencia | mbrojtës | Manchester United

Në moshën 33 vjeçari, Antonio Valencia në vjeshtën e ardhshme do të jetë pa kontratë – edhe pse United mund të aktivizoi mundësinë që t’ja zgjat edhe për një vit. Me një eksperiencë të madh në belin e tij, sigurisht interesimi për të do të jetë i madh, por pavarësisht kësaj apo jo, largimi për ndonjë klub tjetër ende nuk është i qartë.

Jan Vertonghen | mbrojtës | Tottenham

Me partnerin e tij për kohë të gjatë Toby Alderweireld, i cili pritet të largohet nga Tottenham, Jan Vertonghen duket se është i lumtur nëse rri në klub. Megjithatë, si bashkëmbësi i tij, edhe ai nuk do të këtë kontratë në verën e 2019. PSG janë njëri prej klubeve që po e kërkojnë 31 vjeçarin.

Danny Welbeck | sulmues | Arsenal

Danny Welbeck ka fituar trofe edhe me Manchester United edhe me Arsenal, derisa është njëri prej lojtrarëve të pjekur të Kombëtares Angleze, por karriera e tij te Gunners është në udhëkryq. Kontrata e tij skadon këtë verë, derisa për shërbimet e tij të interesuar janë Everton dhe Galatasaray. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...