Yakin frikësohet për Shaqirin

PUBLIKUAR

Trajneri i Zvicrës publikoi sot listën për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Zvicra në Serbi do të përballet me Bjellorusinë më 25 mars, kurse tri ditë më vonë në Zvicër, “helvetikët” do të ndeshen me Izraelin.

Pjesë e këtij grumbullimi të Zvicrës janë tre futbollistë nga Kosova, shkruan Gazeta Express.

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Andi Zeqiri do të luajnë për Zvicrën këto ndeshje.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse Xherdan Shaqiri do të luajë, pasi pati një shqetësim në ndeshjen e fundit me ekipin e tij.

“Të dy duan vërtet të jenë atje dhe të ndihmojnë. Shpresojmë që ai të jetë atje. Nëse jo, ne jemi të përgatitur”, tha trajneri zviceran, Murat Yakin.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...