YAHR: Vetëm tri Subjekte Politike në Lipjan me programe zgjedhore

PUBLIKUAR

Organizata Joqeveritare YAHR në kuadër të aktiviteteve monitoruese të zgjedhjeve lokale 2017 në Komunën e Lipjanit, është duke bërë edhe monitorimin e platformave dhe programeve politike
Deri më tani me kërkesën tonë drejtuar të gjitha partive politike që veprojnë në Komunën e Lipjanit për të na dërguar programet apo platformat zgjedhore, vetëm tre subjekte politike na janë përgjigjur pozitivisht, që kjo lenë të nënkuptohet se vetëm këto tri subjekte kanë programe zgjedhore për zgjedhjet lokale 2017 në Komunën e Lipjanit dhe ato janë: Lëvizja Vetëvendosje, LDK-ja dhe PDK-ja, shkruan Youth Association for Human Rights YAHR

Në vazhdim organizata jonë do ti publikojë vetëm këto tri programe/platforma zgjedhore të partive politike. YAHR i falënderon këto tre subjekte politike për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e tyre për ti bërë publike programet e tyre zgjedhore.

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...