YAHR: Rritja e TVSH-së po shfrytëzohet nga tregtarët për rritje të çmimeve në artikujt ushqimor.

PUBLIKUAR

Reforma fiskale e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës është duke ndikuar mjaft negativisht tek qytetarët. Këto ndryshime negative po përcillen me faktin se ulja e TVSH-së nga 16% në 8% për disa produkte bazë nuk do të kenë ndonjë efekt të madh, sikurse rritja nga 16% në 18% për mbi 100 mijë produkte ushqimor do të ketë një efekt shumë të madh në varfërimin e shportës së qytetarëve.

Organizata Joqeveritare YAHR, sot ka bërë një monitorimi të të gjitha super marketeve që veprojnë në komunën e Lipjanit dhe ka vërejtur se janë duke u keq përdorur rritja e TVSH-ë nga 16% në 18% në artikujt ushqimor. Gjatë monitorimit të artikujve të ndryshme ushqimor kemi hasur në rritje të artikujve nga 5% deri në 10% , që është dashur në fakt të bëhet rritja vetëm 2 %. Si shembull kemi një artikull që ka kushtuar 2 euro tani kushton 2.10 apo 2.15 euro , që këtu nuk kemi rritje për 2%, por kemi rritje nga 5-7.5 %.
Andaj, organizata YAHR kërkon nga ana e kompanive të ndryshme tregtare që të mos e shfrytëzojnë rastin që në emër të rritjes së TVSH-së ti ngritin çmimet dhe në këtë formë të ndikojnë në varfërimin e shportës së qytetareve, edhe ashtu mjaftë të varfër deri më tani, thuhet në komunikatën e YAHR-së

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...