YAHR-Reagim: Kompania e rregullimit të aksit hekurudhor, ndot rrugët me baltë në qytetin e Lipjanit

PUBLIKUAR

OJQ YAHR ka reaguar ndaj kompanitë fituese e tenderit nga Ministria e Infrastrukturës për rregullimin e vijës së hekurudhës Prishtinë-Ferizaj se po ndot ambientin dhe rrugët e qytetit të Lipjanit.

Reagimi i plotë:

Lipjan, 24 janar 2021: kompanitë fituese e tenderit nga Ministria e Infrastrukturës për rregullimin e vijës së hekurudhës Prishtinë-Ferizaj, po ndot ambientin dhe rrugët e qytetit të Lipjanit, të cilat janë bërë të rrezikshëm për këmbësorët dhe veturat për shkak të baltës të cilët po e shkaktojnë gjatë lëvizjes të kamionëve nëpër rrugët kryesore të qytetit, thuhet në komunikaten e YAHR-së.

YAHR ka pranuar një numër të madh të ankesave nga qytetarët e qytetit të Lipjanit duke iu drejtuar organizatës lidhur me problemin e krijuar nga kompania punë-kryerëse. YAHR ka dalur dhe ka monitoruar situatën në teren dhe ka konstatuar se është duke ndodhur një gjë e tillë .

Problemi është se kompania për rregullimin e hekurudhës ka krijuar një deponi për grumbullim dhe shpërndarje të zhavorrit mu në mes të qytetit, gjegjësisht në pjesën veriore të rrugës “Gjergj Kastriot Skenderbeu”. YAHR si zgjidhje të shpejt dhe të menjëhershme është se kjo deponi e zhavorrit duhet të zhvendoset në një vend tjetër jashtë qytetit të Lipjanit, pasi që është duke dëmtuar pamjen e qytetit dhe po ndikon negativisht jo vetëm në ambient, por edhe tek veturat e qytetarëve dhe njëherësh është duke dëmtuar edhe infrastrukturën rrugore duke krijuar baltë në rrugët të cilat po shkaktojnë ndotjen e qytetit dhe me këtë mund të rrezikohen edhe jeta e qytetareve.

Andaj ne si organizatë apelojmë tek institucionet përgjegjëse që të gjejnë një zgjedhje për zhvendosjen e kësaj deponije pasi që kjo është duke krijuar probleme dhe me këtë është duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...