YAHR PUBLIKON RAPORTIN MONITORUESE PER LEGJISLATIVIN NE KOMUNEN E LIPJANIT

PUBLIKUAR

Në bazë të punës sonë monitoruese te YAHR-se  të drejtpërdrejtë dhe në bazë të vlerësimeve me anë të fletë notimit kemi konstatuar këto fakte:

Kjo periudhë Janar-Maj 2015 karakterizohet me një angazhim konkrete të deputeteve me pyetje dhe ngritje të çështjeve drejtuar ekzekutivit. Ku gjatë kësaj periudhe kemi mbi 30 pyetje drejtuar ekzekutivit dhe janë ngritur 9 çështje konkrete të problemeve që ballafaqohen qytetarët e Komunës së Lipjanit. Është interesante se të gjitha këto pyetje dhe shqetësime të deputetet e Kuvendit Komunal të Lipjanit nuk marrin përgjigje adekuate nga ana e ekzekutivit, me përjashtim të mbledhjes së 17-të ku ishte prezent kryetari i komunës dhe dha përgjigje ndaj pyetjeve të bëra nga deputetet. Ekzekutivi i komunës është i obliguar që të ju përgjigjet deputetëve në rast të parashtrimit të pyetjeve, për mos përgjigje ndaj pyetjeve të parashtruara nga deputet kemi të bëjë me shkelje të ligjit për vetëqeverisje lokale Nr. 03/L-040 të datës 20 shkurt 2008, të nenin 39. Ku ka të bëjë me të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të kuvendit të komunës, pika 2, ku thuhet citojmë: ”Anëtari i kuvendit të komunës ka të drejtë të kërkojë informacione lidhur me çështjet komunale nga kryetari, apo nga zëvendës-kryesuesi i komitetit. Kërkesa shqyrtohet në pajtim me procedurat që do të përcaktohen në Statut dhe Rregulloren e punës”. Po ashtu, kemi shkeljen e rregullores së punës të Kuvendit Komunal të Lipjanit të datës 07.11.2014, të Kapitullit VI. Ku ka të bëjë me të drejtat, obligimet e anëtarëve të Kuvendit dhe parashtrimi i propozimeve procedurale, ku në nenin 14 lidhur me të drejtat e anëtarëve të Kuvendit të komunës në pikën “e”, thuhet citojmë: “” Të kërkojnë nga Kryetari i Komunës dhe drejtorët e organeve të Administratës Komunale, informacione me gojë dhe me shkrim lidhur me çështjet komunale”.

Edhe pse ka pasur iniciativë nga ana e kuvendit për ndryshim e statutit të Komunës së Lipjanit në seancën e 14-të, me datën 27. 02. 2015, por për shkak të mos sigurimi 3/4 e votave të deputeteve ende vazhdohet më tutje që të mos harmonizohet me ligjet aktuale në fuqi, ku kemi një mos përputhje në mes Statutit Komunale ( Nr. .110-623 i datës 26.09.2008) dhe ligjet aktuale në fuqi të Republikës së Kosovës. Statuti Komunal i Komunës së Lipjan edhe pas ndryshimit të bërë në vitin 2013, me shtimin e tre drejtorive të reja komunale, prapa se prapë është në kundërshtim me Ligjin për Kufijtë Administrativë të Komunave Nr. 03/L-041 të datës 20 shkurt 2008, ku në bazë të këtij ligji Komuna e Lipjanit i ka 59 vendbanime dhe fshatra, ndërsa në Statutin Komunale në kapitullin II, ku ka të bëjë me vendbanimet e komunës, gjegjësisht në nenin 13. rreth vendbanimet dhe fshatrat, figurojnë 70 vendbanime dhe fshatra, që do të thotë në bazë të ligjit të lartë përmendur Komuna e Lipjanit i ka 11 fshatra më pak se sa me statutin komunal.

Top treshja me aktive nga ana e deputetëve të kësaj legjislature për periudhën Qershor- Nëntor 2014 është: FLORENT HOXHA nga PDK-ja me 79 pikë BLERIM GASHI nga AKR-ja me 58 pikë dhe RAMIZ QIRIQI PSD 39 Pikë,

Top 5-ta më pasive në Kuvendin Komunale për periudhën Janar-Qershor 2014 përbëhet nga deputetet: ARTON RETKOCERI LDK 0 Pikë, NAIM JAHIRI LDK 0 Pikë, BURBUQE FAZLIU LDK 0 Pikë, RIZAH BAJRAKTARI AAK-LDD-IQL 0 pikë dhe ADELINA KRASNIQI ( ALBULENA GASHI) AKR 0 Pikë.

Në legjislaturën e re 2013/2017, është për tu çuditur edhe pse nuk janë paguar në mënyrë të rregullt anëtarët e komiteteve si përfaqësues të organeve të Kuvendit komunal, është rritur numri i anëtareve në këto komitete nga 40 në 56 anëtar sa ka pasur në legjislativin e kaluar,

Me 20 Maj 2015, organizata Joqeveritare YAHR nëpër mes një komunikate për media ka Informuar opinionin publik, shprehur shqetësimin dhe ka reaguar ndaj ndërprerjes së dërgimit të materialeve të Kuvendit Komunal të Lipjanit për organizatën e vetme monitoruese. Pas dërgimit të rregullt gjashtë vjeçare të materialeve për seancat e kuvendit Komunal të Lipjanit për organizatën monitoruese YAHR, legjislativi i Komunës së Lipjanit e ka ndërprerë dërgimin e materialeve pa asnjë paralajmërim apo shqarim dhe me këtë veprim lindin pyetjet dhe dyshimet se pse Komuna e Lipjanit i frikësohet me dërgimin e materialeve të kuvendit para miratimit të tij për organizatat monitoruese. Ky veprim nga organizata YAHR është vlerësuar si veprim jo i drejtë dhe që është në kundërshtim me parimet e kryetarit të Komunës së Lipjanit Z. Imri Ahmeti për “Transparencë dhe llogaridhënie” të dhëna ndaj qytetarëve në zgjedhjet lokale për kryetar komunash në vitin 2013.

Po ashtu kemi konstatuar mos efikasitet të punëve të Komiteteve të formuara me përjashtim të komitetit për politikë dhe financa,

SHIKO MË SHUMË

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...

Vdes Drejtori i HANDIKOS Lipjan Afrim Mena

Kryetari Komunës ka ngushëlluar familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit...

Lipjan: I gjendet një armë zjarri në veturë, shoqërohet në stacionin policor një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është...