Në bazë të punës sonë monitoruese të drejtpërdrejtë dhe në bazë të vlerësimeve me anë të fletë notimit kemi konstatuar këto fakte:
Në periudhën e dytë e këtij viti 2015, Kuvendi Komunal i Lipjanit karakterizohet me përplasje të ashpër në mes opozitës dhe pozitës. Kjo ashpërsi e komunikimit në mes opozitës dhe pozitës e arrin kulminacionin në seancën e fundit, ku për pak nuk eskalon edhe në konflikt verbal në mes deputeteve të dyja blloqeve. Gjatë kësaj periudhe opozita e përfaqësuar nga PDK-ja karakterizohet me një angazhim konkretë në diskutimet në seanca, duke u munduar që argumente të dëshmoj dështimet e qeverisjes së pozitës gjatë këtij viti 2015.
Sa i për ketë angazhimeve individuale të deputeteve me pyetjet parlamentare vazhdohet që të jenë aktiv. Ku gjatë kësaj periudhe kemi 2 pyetje drejtuar ekzekutivit dhe janë ngritur 17 çështje konkrete të problemeve që ballafaqohen qytetarët e Komunës së Lipjanit. Është interesante se të gjitha këto pyetje dhe shqetësime të deputetet e Kuvendit Komunal të Lipjanit nuk marrin përgjigje adekuate nga ana e ekzekutivit. Ekzekutivi i komunës është i obliguar që të ju përgjigjet deputetëve në rast të parashtrimit të pyetjeve, për mos përgjigje ndaj pyetjeve të parashtruara nga deputet kemi të bëjë me shkelje të ligjit për vetëqeverisje lokale Nr. 03/L-040 të datës 20 shkurt 2008, të nenin 39. Ku ka të bëjë me të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të kuvendit të komunës, pika 2, ku thuhet citojmë: ”Anëtari i kuvendit të komunës ka të drejtë të kërkojë informacione lidhur me çështjet komunale nga kryetari, apo nga zëvendës-kryesuesi i komitetit. Kërkesa shqyrtohet në pajtim me procedurat që do të përcaktohen në Statut dhe Rregulloren e punës”. Po ashtu, kemi shkeljen e rregullores së punës të Kuvendit Komunal të Lipjanit të datës 07.11.2014, të Kapitullit VI. Ku ka të bëjë me të drejtat, obligimet e anëtarëve të Kuvendit dhe parashtrimi i propozimeve procedurale, ku në nenin 14 lidhur me të drejtat e anëtarëve të Kuvendit të komunës në pikën “e”, thuhet citojmë: “” Të kërkojnë nga Kryetari i Komunës dhe drejtorët e organeve të Administratës Komunale, informacione me gojë dhe me shkrim lidhur me çështjet komunale”.
Gjatë kësaj periudhe raportuese të gjitha komitetet e Kuvendit Komunal të Lipjanit, me përjashtim të KPF-së janë pasive dhe nuk kemi një punë konkrete të këtyre komiteteve dhe mbledhjet që mbahen janë shumë formale.
Komuna e Lipjanit vazhdon me shkeljen e Ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave Nr. 03/L-041 të datës 20 shkurt 2008, me anë të Statutit Komunal ( Nr. .110-623 i datës 26.09.2008). Ku në bazë të këtij ligji, Komuna e Lipjanit i ka 59 vendbanime dhe fshatra, ndërsa në Statutin Komunale në kapitullin II, ku ka të bëjë me vendbanimet e komunës, gjegjësisht në nenin 13. rreth vendbanimet dhe fshatrat, figurojnë 70 vendbanime dhe fshatra, që do të thotë në bazë të ligjit të lartë përmendur Komuna e Lipjanit i ka 11 fshatra më pak se sa me statutin komunal.
Top treshja me aktive nga ana e deputetëve të kësaj legjislature për periudhën Qershor- Nëntor 2014 është: FLORENT HOXHA PDK 78 pikë, PETRIT KELMENDI PDK 41 pikë dhe BLERIM GASHI AKR 41 pikë.
Top 7-ta më pasive në Kuvendin Komunale për periudhën Janar-Qershor 2014 përbëhet nga deputetet: VLORA BUJA PDK, ARTON RETKOCERI LDK, BURBUQE FAZLIU LDK, RIZAH BAJRAKTARI AAK-LDD-IQL, ADELINA KRASNIQI AKR, XHAVID MAHOLLI PD me 0 pikë dhe FERIZ HASANI PDK me -1 pikë,.
Në legjislaturën e re 2013/2017, është për tu çuditur edhe pse nuk janë paguar në mënyrë të rregullt anëtarët e komiteteve si përfaqësues të organeve të Kuvendit komunal, është rritur numri i anëtareve në këto komitete nga 40 në 56 anëtar sa ka pasur në legjislativin e kaluar,
Vazhdohet me mos transparencë nga ana e Kryesueses së Kuvendit Komunal, me injorimin e dërgimit të materialeve të seancave të Kuvendit ndaj shoqërisë civile.
Po ashtu kemi konstatuar mos efikasitet të punëve të Komiteteve të formuara me përjashtim të komitetit për politikë dhe financa,
Organizata Joqeveritare YAHR- do të vazhdojë me monitorimin e aktiviteteve të legjislativit dhe të ekzekutivit të Komunës së Lipjanit ,gjatë periudhës katër vjeçare 2013/2017 dhe do të dal me raporte monitoruese- vlerësuese për çdo gjashtë muaj.
Youth Association for Human Rights /YAHR që nga vitit 2009 është duke bërë monitorimin pro aktiv të punës së kuvendit të Komunës së Lipjanit. Në monitorimin e punës së Kuvendit të Komunës së Lipjanit për periudhën gjashtë mujore, nëpërmes këtij raporti YAHR provon të kontribuoj në ofrimin e informacioneve të strukturuara të cilat do të jenë në shfrytëzim, para së gjithash për qytetarin e Komunës së Lipjanit, shoqërinë civile, mediat, si dhe vetë institucionin e monitoruar, Kuvendin e Komunës së Lipjanit. Në këtë drejtim, në formë të renditur nëpërmes këtij raporti ofrojmë të dhëna të cilat pasqyrojnë disa aspekte të punës së Kuvendit. YAHR nëpërmjet monitorimit pro aktiv dhe por edhe në bashkëpunim me institucionin e Kuvendit si dhe palë të përfshira në këtë proces, YAHR ka arritur t’i siguroj këto informacione, të cilat do të mund të zhvilloheshin edhe më tej, në rast të një bashkëpunimi më cilësor nga ana e institucioneve, apo edhe në rast të organizimit dhe funksionimit të tyre më të mirëfilltë. Nëpërmes aktiviteteve monitoruese YAHR është përfshirë në këto drejtime si puna në seanca plenare dhe puna në Komitetet.
Në hartimin e këtij raporti të dymbëdhjetë monitorues për punën e legjislativit të Kuvendit komunal të Lipjanit, YAHR është mbështetur në shumë burime të informacionit: monitorimin e mbledhjeve të bordit të drejtorëve, monitorimi i seancave të Kuvendeve Komunale, Komiteteve për Politikë dhe Financa, analizimit të dokumenteve të ndryshme si procesverbale dhe rendet e ditës, analizimi i raporteve të medieve të shkruara dhe elektronike, debatet si dhe diskutimet e organizuara nga shoqëria civile.
Bekim Krasniqi
Drejtor ekzekutiv i YAHR-it