YAHR publikoi raportin për performancën e kryetarit të Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Youth Association for Human Rights (YAHR) ka publikuar raportin e monitorimit e ekzekutivit të Komunës së Lipjanit bazuar në monitorimin e punës së Komunës së Lipjan gjatë periudhës Korrik – Dhjetor 2016.

Sipas raportit, monitorimi është fokusuar në Ekzekutivin e Komunës, dhe përfshinë fushat: e premtimeve të kryetarit të komunës, transparencës dhe llogaridhënies, demokratizimit dhe qeverisjes së mirë, zhvillimit urban e ekonomik, arsimit dhe shëndetësisë. YAHR-i gjatë përpilimit të këtij raporti është bazuar në bazë të informatave të mbledhura në teren nga qytetarët, nga raportet mujore dhe vjetor i kryetarit për vitin 2016, nga monitorimi i drejtpërdrejtë të aktiviteteve të punës së ekzekutivit, nga mediat dhe nga shumë informacione të ndryshme.

“Ekzekutivi i Komunës së Lipjanit edhe gjatë kësaj periudhe Korrik – Dhjetor 2016 është përballur me shumë vështirësi. Vështirësitë më të cilat është përballur ekzekutivi i Komunës së Lipjanit janë të njëjta që nga fillimi i mandatit në vitin 2014. Në këtë raport monitorues kemi paraqitur edhe përformancën e kryetarit të Komunës sëLipjanit Imri Ahmeti lidhur me përmbushjen e premtimeve gjatë fushatës zgjedhore për kryetar komune në vitin 2013 i cili kishte premtuar 131 projekte konkrete për 62 vendbanime të Komunës së Lipjanit. Organizata YAHR për të qenë sa më objektiv në vlerësimin e premtimeve, ka organizuar një vargë takimesh me qytetarë , subjekte politike, përfaqësues të fshatrave, shoqërinë civile dhe mediat. Pas analizimit të burimeve të lartpërmendura kemi ardhur deri tek këto të dhëna:  Ku nga 131 premtime të premtuar me projekte konkrete gjatë fushatës në zgjedhjet lokale 2013 për kryetar të  komunës së Lipjanit, kemi vetëm 43 premtime ose 32.82 %   të realizuar plotësisht, ndërsa  28 premtime / projekte ose 21.37 % ka lëvizje ose ka ngecje në realizimin e tyre dhe  60 premtimeose 45.80 %  nuk kemi asnjë lëvizje konkrete në realizimin e tyre”, thuhet në raport.

Sipas këtij raporti, gjatë vitit 2016 janë shpallur 111 tenderë, nga të cilat i kemi 13 tenderë ose 11.71 % prej tyre të ri-tenderuar dhe 93 kontrata të nënshkruara nga operator të ndryshme duke filluar prej furnizimeve me material shpenzues për zyre deri tek investimet kapitale. Vlera e kontratave të nënshkruara sipas publikimeve ne faqen e KRPP-së është 4,831,863.66 €, ndërsa buxhet i planifikuara për investime kapitale është 3,079,840 € që do të thotë komuna e Lipjan është në borxh ndaj operatoreve tjerë për vitet në vazhdim 1,752,023.66 €, duke mos llogaritur edhe obligimet e bartura nga vitet në vazhdim dhe mendohet se Komuna e Lipjanit është në obligime diku afër 7 milionë euro ndaj operatoreve tjerë. E gjithë kjo nuk mundet të llogaritet si një menaxhim jo i mirë i parasë publike. Lidhur me transparencën dhe llogaridhënien e ekzekutivit ndaj qytetareve, ende po vazhdohet me një nivel të ultë në këto dy shtylla të qeverisjes së mirë, pasi që kryetari Imri Ahmeti vazhdon ti mbaj të mbyllura dyert për organizatat e shoqërisë civile në mbledhjet e Bordit të drejtorëve, vazhdohet me mos dërgimit të materialeve të kuvendit për organizatën tonë. Ndërsa, kemi një ndryshim krahasuar me raportin e kaluar rreth mos lejimit në qasjen në dokumentet publike për organizatën tonë, tani na është lejuar në tri raste. Po ashtu pas presionit të vazhdueshëm dy vjeçar nga ana e shoqërisë civile e kemi detyruar ekzekutivin që ti bëjë publikime  vendimet për ndarje të subvencioneve nga zyra e kryetarit , pas mos publikimi dy vjeçare të këtyre vendimeve”, thuhet më tej.

Ndërsa, si shenja pozitive për këtë periudhe është vazhdimi i performancës së mirë në arkëtimin e të hyrave vetanake nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa dhe në uljen e obligimeve të borxheve të trashëguara, fillimi i realizimit të projektit nga organizata Helvitas  për rregullimin dhe mbjelljen e drunjve në qytetin e Lipjanit, përfundon raporti i YAHR-së /LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...