YAHR Organizoni tryez të rrumbullakët me temë: ”Transparenca e institucioneve lokale në Komunën e Lipjanit”

PUBLIKUAR

Sot me 10.03.2015 u mbajt tryeza e rrumbullakët e organizuar nga Organizata Joqeveritare YAHR me temë: ”Transparenca e institucioneve lokale në Komunën e Lipjanit”. Pas debateve dhe diskutimeve të shumta mbi gjendjen e transparencës në institucionet lokale në Komunën e Lipjanit ,ku në kuadër të këtij takim u formua edhe Grupi Joformal për Transparencë, i cili përbëhet nga shoqëria civile, gazetarët dhe subjektet politike opozitare që veprojnë në Komunën e Lipjanit.
Në fund të këtij takimi, Forumi për transparencë nxjerri këto konkluzione:
– Të kërkohet nga institucionet lokale në Lipjanit të gjejnë një zgjidhje për transmetimin e seancave të Kuvendit Komunale në media lokale televizive,
– Kërkesë për Kuvendin Komunale që të plotësohet pozita e paraparë për vetëvendosjen në Komitetin për Politikë dhe Financa, pas kalimit të Arben Bahtrir-it në radhët e LDK-së,
– Të vazhdohet me organizimin e debateve të tilla, sipas nevojave të këtij forumi,
– Të i mundësohet qasja e shoqërisë civile si monitoruese në hapësirat e institucioneve lokale,
– Të bëhen publike lista e poentimit të kandidatëve konkurrent në vendet e shpallura për punësim,
– Të plotësohet vendet e parapara për shoqërinë civile nëpër komisionet dhe organet tjera në institucionet lokale të parapara sipas ligjeve, etj.”, thuhet në njoftimin e Organizates joqeveritare YAHR.

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...