Organizata e Shoqërisë Civile “Asociacioni i të Rinjve për të Drejtat e Njeriut” YAHR, sot ka organizuar një tryezë të rrumbullakët me partitë politike në Komunën e Lipjan të mbështetur nga organizata suedeze OLOF PALME.
Në këtë tryezë u diskutuar rreth Inkurajimit të grave në politikë për marrjen e pozitave udhëheqëse në institucione lokale në komunën e Lipjan”. Në këtë takim ishin përfaqësues të grave nga të gjitha subjektet politike, shoqëria civile dhe përfaqësues të mediave që veprojnë në Lipjan.
Bekim Krasniqi, përfaqësues nga YAHR theksoi se qëllimi i organizimit të kësaj tryeze është që sado pak ne si organizatë e shoqërisë civile që të kontribuojmë në avancimin e grave në pozita udhëheqëse në institucionet lokale dhe inkurajimin e tyre për të marrë pozita të tilla.
Është një paragjykim se gjithçka që ka të bëjë me vendimmarrje apo me udhëheqje, ju takon gjinisë mashkullore. Hapi i parë që duhet ta ndërmarrim është që ta thyejmë këtë standardë, por është fatbardhësi që të gjithë liderët politikë e diskutojnë këtë çështje dhe kur një çështje diskutohet shumë ajo gradualisht fillon që të praktikohet. Gruaja duhet të inkurajohet në guxim dhe ti besojë një mashkulli që mund të jetë kryetar komune e që nuk do të sfidohet nga ai me kërkesa të paligjshme apo nuk do të sfidohet me faktin që gruaja do të jetë një dekor, kurse punët do ti udhëheqin burrat që jenë brenda Komunës” theksoi Selvije Halim nga subjekti politikë PDK-ë në Lipjan.
Ndërsa, Vlora Limani Hajnuni kryesuese e Kuvendit Komunal të Lipjanit dhe në cilësinë e përfaqësuese së subjektit politikë të LDK-së theksoi se “ Unë mendoj se nuk mundem që ta ndryshojmë mentalitetin që sot, por ne mundemi me ndryshuar mentalitetin duke ju qëndruar sfidave dhe duke e përkrahë gruaja gruan pavarësisht barriera politike dhe koncepteve politike”.
Agim Ademi në cilësinë e media nga Koha Ditore theksoi: ” Në përgjithësi gjinia femërore është mjaftë e guximshme për vendimmarrje dhe për ta udhëhequr një drejtori të caktuar, mirëpo ka shume raste që ndonjë drejtoreshe në ndonjë komunë, pa u konsultuar me kryetarin e komunës nuk i përgjigjet gazetarëve për pyetje të ndryshme të cilat lidhen me punën e saj, prandaj mendoj se femrat të cilat udhëheqin institucionet apo drejtoritë e caktuara duhet me qenë të lira dhe pavarura në punën e tyre. Ka shume femra të cilat kanë përfunduar fakultetin në drejtime të ndryshme, madje ka shume të tilla të cilat edhe kanë magjistruar, mirëpo nuk arrijnë të inkuadrohen në forume të grave për shkak se nuk marrin mbështetje nga askush. Mendoj se kjo kategori është shume profesionale, mirëpo nuk kanë përkrahje apo ndonjë rreth të afërt për tu inkuadruar në forume të grave në mënyrë që ato ta tregojnë talentin e tyre. Përveç kësaj nëpër disa institucione në nivel lokal kemi femra të cilat janë ushtruese të detyrës se një drejtorie, mirëpo ato nuk emërohen në vendimmarrje për shkak se udhëheqësit e institucioneve nga gjinia mashkullore nuk ia besojnë vendimmarrjen gjinisë femërore, prandaj OJQ-të e ndryshme duhet të arrijnë memorandume me institucionet e ndryshme dhe pastaj ti bëjnë publike ato në mënyrë që gjinia femërore të përfaqësohet 50 për qind në vendimmarrje”.
Në fund të kësaj tryeze u vendos që Organizata YAHR të nënshkruaj një memorandum mirëkuptim me të gjithë kandidatet për kryetar të Komunës së Lipjanit, që në përbërjen e re të ekzekutivit të respektohet ligji për barazi gjinore.


