YAHR me letër të hapur për Kryeministrin e Kosovës, “Stoponi vendim për ndërtimin e një Qendre Protokollare në Blinajë”

PUBLIKUAR

Drejtori i organizatës YAHR Lipjan, Bekim Krasniqi përmes një letre të hapur ka kërkuar nga kryeministri Kosovës Ramush Haradinaj që ta sabotoj vendimin për ndërtimin e një Qendre Protokollare në Blinajë të Lipjanit.
Krasniqi përmes kësaj letre ka thënë se  duhet vazhdimi i traditave të sistemit komunist për zbatimin e bukurive natyrore të Kosovës, ku me forcë i shfrytëzonte këto të mira natyrore për qëllime të relaksimit të funksionareve të lartë komunist të ish Jugosllavisë
Gjeni letrën e plotë nga Bekim Krasniqi: 
Letër e hapur për Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Z. Ramush Haradinaj
I nderuari Kryeministër Haradinaj!
E dimë që vendim për ndërtimin e një Qendre Protokollare në Blinajë të Lipjanit nuk është i juaji, por kemi besim që do ta stoponi këtë vendim.
Boll ma me zbatime të tokave më të mira të vendit tonë!
Boll ma me investime për luks dhe për akomodim të funksionareve politik!
Neve na duhet investim në të ardhmen e vendit tonë!
Nuk na duhet vazhdimi i traditave të sistemit komunist për zbatimin e bukurive natyrore të Kosovës, ku me forcë i shfrytëzonte këto të mira natyrore për qëllime të relaksimit të funksionareve të lartë komunist të ish Jugosllavisë.
Ne si organizatë e shoqërisë civile jemi kundër ndërtimit të një Qendre Protokollare në Blinajë të Lipjanit , e cila është paraparë që të përdoret ekskluzivisht vetëm për nevojat e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me ndërtimin e kësaj Qendre Protokollare, të gjithë qytetarët e Kosovës do të privohen nga e drejta për ti shijuar këto bukuri natyrore e cila është pasuri kombëtare e të gjithë neve, e jo vetëm e politikanëve. Këtë Qendër Protokollare ndërtoni diku tjetër, si për shembull në Kërqeve të Qylagës apo diku tjetër. Ne jemi për ndërtimin e një Qendre Rekreative-Sportive për Nxënës të shkollave të Republikës së Kosovës, ku këto bukuri natyrore mund të shfrytëzohen në interes të qytetareve dhe në ngritjen e cilësisë dhe të kapaciteteve të të rinjve të Kosovës. Me ndërtimin e një Qendre Rekreative-Sportive për Nxënës të shkollave do të jetë një investim për të ardhmen tonë.
Me respekt
Bekim Krasniqi
Drejtor i organizatës YAHR Lipjan
7 Nëntor 2017

SHIKO MË SHUMË

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...