YAHR: Letër të hapur për Deputetet e Kuvendit Komunal të Lipjanit

PUBLIKUAR

Orgnizata Joqeveritare Youth Association for Human Rights YAHR, ka bërë thirrje që të gjithë deputeteve të Kuvendit Komunal të Lipjanit, që të mos përkrahet ideja e disa deputeteve të pozitës për bartjen e të drejtës tek kryetari i Komunës së Lipjanit, për ndarjen e subvencioneve për Bashkësinë Islame në Lipjani në masën monetare mbi 2 mijë euro

YAHR:

Të nderuar deputet,

Nëpër mes kësaj shkresë ju bëjmë thirrje të gjithë deputeteve të Kuvendit Komunal të Lipjanit, që të mos përkrahet ideja e disa deputeteve të pozitës për bartjen e të drejtës tek kryetari i Komunës së Lipjanit, për ndarjen e subvencioneve për Bashkësinë Islame në Lipjani në masën monetare mbi 2 mijë euro.

Arsyeja pse kërkojmë nga ju që të mos përkrahet kjo ide e cila është paraqitur nga përfaqësuesit e pozitës në mbledhjen e djeshëm ( 25.02.2015) në Komitetit për Politikë dhe Financa është kjo:

1. Kuvendi komunal ka miratuar një rregullore për Përcaktimin e Kushteve dhe Kritereve për ndarjen e Subvencioneve nga Buxhet i Komunës nr.15-400-13203 të datës 03.04.2014, ku me anë të kësaj rregullore i kufizohet e drejta e kryetarit për ndarje të subvencioneve mbi vlerën monetare mbi 2 mijë euro i cili është përcaktuar me nenin 4 të kësaj rregullore.

2. Nëse i ri kthehet kjo e drejtë kryetarit të Komunës për ndarje të subvencioneve pa limit, rregullorja e lartë cekur e humbë efektin e saj juridik dhe me këtë krijohet një jo seriozitet të punës si organ legjislativë ,

3. Ne si OJQ nuk mundemi të kuptojmë arsyen e kësaj iniciative, kur për gjatë tërë vitit 2014 deputetet e pozitës në Kuvendin Komunal të Lipjanit janë mburrë se kanë krijuar një rregullore të mirë dhe me këtë do të eliminohen të gjitha pa rregullsitë në ndarjen e subvencioneve.

Sinqerisht,
Youth Association For Human Rights – YAHR

26 Shkurt 2015

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...