Nëpërmjet një komunikate Organizata Youth Association for Human Rights YAHR ka kërkuar nga komuna e Lipjanit që të ketë më shumë hapësira publike në këtë komunë
“Në qytete, hapësirat e gjelbra luajnë një shumëllojshmëri funksionesh si: oksigjenimi, hijezimi, kënaqësia estetike, rikualifikimi, rregullimi i regjimit të ujërave, kapja e CO2-shit etj. Bimësisë i atribuohet shpeshherë efekti i “purifikimit” të ajrit nga ndotësit atmosferikë. Problemi i cilësisë së ajrit përfaqëson në mjedisin urban një nga elementët kritikë mjedisorë, edhe në lidhje me temën e shëndetit publik dhe kontributin e hapësirave të gjelbra në përqendrimin e ndotësve atmosferikë.. Për këtë arsye është e nevojshme që krijohen më shumë hapësira gjelbëruese në qytetin e Lipjanit dhe njëherit është edhe premtimi kryesore i kryetarit të Komunës së Lipjanit Z. Ahmeti i dhënë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2013, që ishte edhe shtimi i hapësirave gjelbëruese dhe mirëmbajtja e atyre ekzistuese, por gjatë këtyre dy viteve të fundit , përveç mirëmbajtjes së hapësirave gjelbëruese ekzistuese, nuk kemi ndonjë lëvizje konkrete për krijimin e parqeve të reja gjelbëruese në qytetin e Lipjanit.”
Madie YAHR ka bërë thirrje që ekzekutivi i Lipjanit, që të planifikoj projekte dhe më shumë buxhet për vitin e ardhshëm për hapësirat gjelbëruese
“Andaj, Organizata Joqeveritare Youth Association for Human Rights i bënë thirrje ekzekutivit të komunës së Lipjanit, që fillojë me planifikimet që gjatë hartimit të buxhetit për vitet e ardhshme të planifikojë projekte për krijimin e më shumë hapësirave gjelbëruese për qytetin e Lipjanit.” Përfundon komunikata e YAHR./LN/


