YAHR: Ja 117 premtimet e Kryetarit Ahmeti

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

ad

Organizata Joqeveritare Youth Association for Human Rights (YAHR) në Lipjan ka rikujtuar Kryetarit Imri Ahmeti 117 premtimet që ka dhënë gjatë fushatës.

Yahr:

Z. Imri Ahmeti – Kryetar i Komunës së Lipjanit

I nderuari Z. Kryetar,

Fillimisht, dëshirojmë të urojmë vitin e ri 2015 duke ju dëshiruar punë të mbarë dhe shëndet dhe ne si organizatë jemi të gatshëm që të ju ndihmojmë në deklarimet tuaja dhe që s bashku të krijomë një Komunë “transparente, llogaridhënëse”.

Pasi që edhe këtë vit 2015 do ta monitorojmë tri institucionet lokale të Komunës së Lipjanit dhe duke e përdorur praktikën e njëjtë që nga viti 2009, të dërgimit e listës së premtimeve të kryetarëve gjatë fushatave zgjedhore, për çdo fillim viti edhe juve po ja dërgojmë këtë listë, e cila është e bazuar 100 % nga program zgjedhor i LDK-së për kryetar komune në Lipjan i vitit 2013 ( të cilën ja kemi bashkangjitur në ataqment për rikujtim).

Projektet në qytetin e Lipjanit:

Funksionalizimi i rrjeteve ekzistuese dhe përfundimi i ndërtimit të kanalizimit, ujësjellësit;
Asfaltimi dhe ndërtimi i trotuareve në të gjitha rrugët urbane;
Rindërtimi i Sheshit Adem Jashari;
Shtimi i hapësirave gjelbëruese dhe mirëmbajtja e atyre ekzistuese;
Fasadimi, izolimi dhe restaurimi i ndërtesave në qytet (bashkëfinancim);
Ndriçimi i të gjitha rrugëve, opsioni ndriçimi solar;
Ndertimi i hapësiratve te hapura sportive si dhe rregullimi i Stadiumit te qytetit;
Ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza;
Ndertimi i çerdhes së fëmijëve;
Ndërtimi i objektit të ri të Komunës
Ndertimi i rruges per në varrezat e qytetit dhe mirëmbajtja e tyre;
Ndërtimin e qendrës zejtare përmes partneritetit publiko privat;
Projektimi dhe ndërtimi i nxehjes qendrore përmes partneritetit publiko privat;
Dislokimi tregut të gjelbër dhe ndërtimi në një hapësirë të përshtatshme;
Rregullimi i shtratit të lumit “Sitnica” dhe përroskës “Janjevka”.

Projektet në Gadime të Epërme, Gadime e Ulët, Babush i Muhaxherëve, Vrellë e Gadimes, Plitkoviq, Gllavicë e Marec

Funksionalizimi i rrjeteve ekzistuese dhe përfundimi ndërtimit të kanalizimit dhe ujësjellësit,
Asfaltimi i rrugicave,
Asfaltimi i rrugëve deri te varrezat,
Ndertimi i ures dhe asfaltimi i rrugicave ne lagjen e ashkalive në Gadime të Ulët,
Ndertimi i trotuareve dhe ndriçimi publik në rrugët qendrore,opcion ndricimi solar.
Funksionalizimi dhe pajisja e ambulancës ekzistuese me laborator në Gadime të Epër,
Rregullimi i shtratit të lumit dhe ndërtimi i shëtitores në Gadime të Epër dhe në Gadime të Ulët,
Ndërtimi i rrugës Gadime- Smallushe- Sllovi,
Ndërtimi i shkollës fillore ne lagjen e “Ibrajve” në Gadime të Epër;
Rregullimi i fushave sportive,
Ndërtimi i çerdhes se fëmijëve për regjionin e Gadimes,
Gjetja e lokacionit dhe ndërtimi i shkollës fillore në Gadime të Ulët
Gjetja e lokacionit për ndërtimin e fushës sportive në Gadime të Ulët,
Rregullimi i stadiumit dhe i infrastrukturës përkatëse në Babush të Muhaxhirëve;
Rregullimi i nxehjes qendrore dhe ndërtimi i sallës se sportit për shkollën “Ernest Koliqi” në Babush të Muhaxhirëve.
Asfaltimi i rrugës Babush – Cernille përmes bashkëpunimit ndërkomunal;

Projektet në Llugaxhi, Gumnasellë, Çallapek, Banullë, Gllogovc, Rubovc dhe Kojskë
Ndërtimi i trotuarëve,
Përfundimi i objektit të sporteve në Llugaxhi,
Mirëmbajtja dhe rregullimi i impiantit te ujerave te zeza për fshatrat Llugaxhi, Gumnasellë. Çallapek, Banullë, Rubovc dhe Kojskë;
Asfaltimi i rrugëve të fshatrave,
Përfundimi dhe funksionalizimi i rrjetit te ujësjellësit dhe kanalizimit,
Ndërtimi i shkollës ne Gumnasellë dhe Rubovc si dhe përfundimi i shkolles ne Banulle dhe ne Gllogovc;
Rregullimi i shtratit te lumejëve,
Ndërtimi i fushave të sportit,
Renovimi i i shkollës se vjetër te fshatit Banullë,

Projektet në Sllovi dhe Smallushë
Hapja dhe asfaltimi i rrugës ndërlidhëse ndërmjet dy rrugëve kryesore te fshatit Sllovi;
Asfaltimi i rrugës ne lagjen e “Abazve” në Sllovi;
Asfaltimi i rrugës ndërlidhëse Sllovi- Smallushe;
Rregullimi dhe mirembajtja e varrezave te deshmoreve dhe martireve ne Sllovi;
Ndërtimi i trotuareve dhe i ndriçimit publik-opcion ndriqimi solar;
Zgjerimi dhe përfundimi i rrjetit te kanalizimit;
Rregullimi i fushës se sportit;
Funksionalizimi i QMF.
Rregullimi i sallës se sporteve ne shkollën e Sllovisë;
Renovimi dhe funksionalizimi i shkollës se vjetër në Sllovi;
Rregullimi i shtratit të lumenjve;
Ndërtimi i rrugës Sllovi – Gjilan në bashkëpunim ndërkomunal;

Projektet në Janjevë, Akllap, Teqe, Brus, Tërbufc, Hanroc, Bukovicë, Okosnicë, Shisharkë dhe Vogaçicë
Asfaltimi dhe ndërtimi i rrugëve te brendshme me kubëza në Janjevë,
Perfundimi i asfaltimit te rrugëve ne Brus,
Ndërtimi i trotuareve dhe ndriçimit publik (opcion ndricimi solar) në Janjevë,
Rregullimi i shtratit të lumit dhe shëtitores në Janjevë,
Funksionalizimi i ujësjellësit,
Ndertimi i kanalizimit,
Ndërtimi i fushave të sportit,
Rregullimi i rrethojës se oborrit te shkollës në Janjevë,
Ndërtimi i shkollës në Teqe,
Renovimi i shkollës në Brus,
Ndërtimi i dy urave në fshatin Akllap,

Projektet në Konjuh:
Asfaltimit i rrugëve të fshatit;
Ndërtimi i trotuareve;
Ndërtimi i rrethojës se shkollës;
Ndërtimi i fushës se sportit;
Rregullimi i shtratit të lumit dhe ndertimi i shëtitores.

Projektet në Jetën e Re dhe Grackë e Vjetër
Zgjerimi dhe funksionalizimi i kanalizimit dhe ujësjellësit në të dy fshatrat;
Asfaltimi i rrugëve dhe ndërtimi i trotuareve në Jetë të Re dhe Grackë e Vjetër;
Lidhja e ujërave të zeza të fshatit Jeta e Re dhe Grackë e Vjetër me impiantin e qytetit të Lipjanit;
Restaurimi dhe funksionalizimi i shtëpisë së kulturës në Grackë të Vjetër;

Projektet në Topliçan, Grackë e Vogël dhe Bujan
Përfundimi dhe funksionalizimi i kanalizimit.
Ndërtimi i rrjetit te ujësjellësit,
Asfaltimit i rrugëve dhe ndërtimi i trotuareve.

Asfaltimi i rrugës lidhëse ndërmjet Topliçanit dhe Grackës së Vogël;
Ndërtimi i stadiumit dhe objekteve përcjellëse në Topliçan;

Projektet në Bregu i Zi dhe Varigoc
Ndërtimi i shkollës fillore ne Breg te Zi;
Ndërtimi i fushës se sportit ne Breg te Zi;
Asfaltimi i rrugicave në Breg te Zi;
Ndërtimi i trotuareve ne Breg te Zi;
Asfaltimi i rrugës ne Varigoc;
Asfaltimi i rruges Varigovc-Godanc
Ndërtimi i ujësjellësit dhe kanalizimit ;

Projektet në Hallaq i Madh, Hallaq i Vogël, Rufci i Ri, Rufci i Vjetër dhe Ribar i Vogël
Funksionalizimi dhe ndërtimi i rrjetit te ujësjellësit dhe kanalizimit,
Asfaltimi i rrugicave,
Ndërtimi i trotuareve,
Ndertimi i ures mbi lumin Sitnica,
Rregullimi i fushave sportive.

Projektet në Kraishtë:
Perfundimi i shkolles me objekte percjellese;
Rregullimi dhe mirembajtja e varrezave te deshmoreve dhe martireve;
Ndërtimi i rrjetit te ujësjellësit;
Përfundimi i asfaltimit të rrugicave;
Rregullimi i shtratit te lumit dhe shëtitores në Kraishtë;
Ndërtimi i trotuareve,

Projektet në Ribari i Madh dhe Zllakuqan
Ndërtimi i rrjetit te ujësjellësit,
Asfaltimi i rrugëve,
Ndërtimi i trotuareve,
Rregullimi dhe mirembajtja e varrezave te deshmoreve dhe martireve;
Ndërtimi i QMF-se në Ribar të Madh;
Ndërtimi i fushës të sportit.
Rregullimi i shtratit te lumit dhe shëtitores në Ribar të Madh.

Projektet në Torinë, Poturovc, Dobrajë e Madhe, Dobrajë e Vogël, Llugë dhe Gllanicë
Ndërtimi dhe funksionalizimi i rrjetit te ujësjellësve dhe kanalizimit,
Asfaltimi i rrugëve te fshatërave,

Ndërtimi i trotuareve dhe ndriçimit publik*opcion ndricimi solar),
Ndërtimi i stadiumit dhe objekteve përcjellëse në Dobrajë të Madhe,
Asfaltimi i rrugëve deri te varrezat e fshatit,
Rregullimi i ngrohjes qendrore ne objektin e shkollave.
Rregullimi i shtratit te lumit dhe ndërtimi i shëtitores në Dobrajë të Madhe,
Ndërtimi i rrugës Dobrajë e Madhe – Magure,
Rregullimi i rrethojave dhe rregullimi i oborreve të shkollave,
Ndertimi i rruges regjionale Lluge- Radeve,

Projektet në Magurë, Mirenë, Medvec, Qylagë, Vërshec, Leletiq, Blinajë dhe Vrellë e Goleshit

Asfaltim i rrugëve,
Asfaltimi i rrugës Vërshec-Qylagë,
Ndërtimi i stadiumit dhe objekteve përcjellëse ne Magure,
Asfaltimi i rruges se varrezave ne Medvec,
Ndërtimi i trotuareve dhe ndriçimit publik te rrugëve qendrore,
Funksionalizimi dhe zgjerimi i rrjetit te ujesjellesve dhe kanalizimeve,
Ndërtimi i shkollës ne Magure dhe Mirenë,
Ndërtimi i Qendres Rinore në Magure,
Renovimi i shtëpisë së kulturës në Vrellë,
Dhënia e lokacionit dhe ndërtimi i objekteve të banimit social përmes partneritetit publiko privat në Magure,
Rregullimi i shtratit te lumenjve,
Rregullimi i shtratit te lumit ne Magure dhe rregullimi i parkut-shëtitores,.

Projektet në Shalë, Kroimir, Baicë, Resinoc, Kleçkë dhe Divjakë
Asfaltimi i rrugicave,
Asfaltimi i rrugës Shalë-Baicë,
Zgjerimi dhe riasfaltimi i rrugës në Resinoc,
Funksionalizimi i rrjetit te ujësjellësit dhe kanalizimit,
Ndriçimi publik i rrugëve qendrore,
Rregullimi i shtratit te lumenjve,
Ndërtimi i terreneve sportive,
Përfundimi i sallës së sportit në Shalë,

Sinqerisht,
Youth Association For Human Rights – YAHR

7 Janar 2015

SHIKO MË SHUMË

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...