YAHR informatat për shpenzimet e kryetarit Komunës së Lipjanit nuk janë të vërteta

PUBLIKUAR

Pas publikimit në portalin informativ “Gazeta Fjala”, se Kryetari i Komunës së Lipjanit ka bërë shpenzime marramendëse në telefon dhe në shpenzimet të udhëtim, organizata joqeveritare YAHR si monitoruese e institucioneve lokale në Komunën e Lipjanit, ka kërkuar qasjen në dokumentet publike me qëllim të zbardhjes së kësaj çështje.

Pas lejimit që na është bërë në qasjen në dokumentet zyrtare të komunës së Lipjanit dhe duke u bazuar në dokumentet të ofruara nga Komuna e Lipjanit të nxjerra nga programi “free-balance” të Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës, YAHR konstaton se informatat e shpërndara në disa portale nuk janë të vërteta dhe realiteti qëndron ndryshe.

Shuma e përgjithshme e mjeteve të shpenzuara nga Komuna e Lipjanit për udhëtime zyrtare është vetëm 13.231.80 €.

Shpenzimet për telefona mobil janë vetëm 9,576.62€. Nga kjo shumë 7,951.64€ janë shpenzime të viteve paraprake, ndërsa vetëm 1.624.98€ janë shpenzime për telefona për këtë gjashtëmujor të vitit 2015.

Kryetari i Komunës z.Imri Ahmeti, për këtë periudhën gjashtëmujore Janar-Qershor 2015 ka shpenzuar vetëm 235.97€.

Shpenzimet postare për pagesën e shpërndarjes së Faturave të Tatimit në Pronë për vitet 2011, 2012, 2013, 2014 dhe bartjen e postës, janë në shumë prej 14,292.30€.

Shpenzimet e Internetit janë në shumë prej 878.40€ .

Kësaj komunikate janë bashkangjitura edhe dokumentet që kemi kërkuar nga Komuna e Lipjanit të nxjerra nga programi “free-balance” të Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës dhe te nënshkruara nga Drejtori Komunal i Financave, thuhet në Komunikatë.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...