YAHR: Ekzekutivi i Lipjanit nuk përfill kërkesat e deputetëve të Kuvendit Komunal

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një personi në Lipjan i sekuestrohet një armë me 13 fishekë

Sipas raportit nga Policia Kosovës bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor...

Dy raste të tentim vjedhje në Shkolla në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar për dy raste të temtim të vjedhjes në dy shkolla...

Organizata Joqeveritare ka dalur me një Komunuikatë për media duke thënë se ekzekutivi i komunës së Lipjanit nuk po i perfill kërkesat deputetëve të Kuvendit Komunal të Lipjanit drejtuar ekzekutivit lidhur me pyetjet dhe shqetësimet e tyre.

4 Shkurt 2015 : Organizata Joqeveritare YAHR nëpër mes kësaj komunikate për media shpreh shqetësimin e saj dhe reagon për mos përfilljen e kërkesa të deputete të Kuvendit komunal të Lipjanit drejtuar ekzekutivit lidhur me pyetjet dhe shqetësimet e tyre.
Në mbledhjen e 12-të të datës 15 Dhjetor 2014, nga ana e 12 deputete u parashtruan 12 pyetje konkrete ndaj ekzekutivit, por nuk murrën asnjë përgjigje nga ana e ekzekutivit në atë mbledhje, por as edhe në mbledhjen e fundit të mbajtur me datën 30 Janar 2015.
Në vazhdim po cekim shqetësimet dhe pyetjet e deputeteve komunal drejtuar ekzekutivit të Komunës së Lipjanit:

Florent Hoxha, nga grupi parlamentar i PDK-së e ngriti çështjen e mos pagesës së mëditjeve për mbledhjen e kaluar. Po ashtu ngriti çështje e Mërgim Oruqi është caktuar në panelin përzgjedhës për përzgjedhjen e kandidatëve në Komitetin Konsultativ për Kulturë, Rini dhe Sport e që është thënë se vjen nga shoqëria civile, por ky ka kaluar në LDK dhe nuk mund të jetë anëtarë i këtij paneli. Linda Shahini, ngriti shqetësimin lidhur me krijimin e deponive të egëra në disa vende në Magurë , gjithashtu paraqiti edhe shqetësimin e qytetarëve të fshatit Kraishtë të cilët kërkojnë vendosjen e shenjave në rrugë .Ramiz Qeriqi, ngriti çështjen e problemeve të qytetareve lidhur me emërimin e rrugëve. Edita Gashi, paraqiti shqetësimin e lidhur me mbylljen së kanalizimit në Babush të Muhaxherëve .

Vlora Buja, në emër të grupit parlamentar të PDK-së kërkoj që kërkesa e shërbyesve civil për ndarje të ndihmës për festat e fund vitit të aprovohet. Burbuqe Ilazi, paraqiti shqetësimin e familjarëve ku Kryetari i Komunës e ka larguar nga prioriteti asfaltimin e rrugës të lagjes “Ilazi” e cila rrugë edhe lidhë fshatin Torinë me Ribarë të Vogël. Enver Kozhani, si anëtarë i Kuvendit e ngriti një shqetësim për shëndetësi ku qytetarët e Lipjanit me rastin e vizitave në QKMF në Lipjan, aty nuk ju ofrohet asgjë nga barnat esenciale e gjithashtu mungojnë edhe barnat për trajtim. Merita Zeqiri, parashtroi pyetje se a ka pasur ndonjë kërkesë nga shoqata e familjeve të Dëshmorëve për ndonjë pagesë . Nazmi Krasniqi, ngriti çështjen e mos transparencës së komunës dhe shkeljet e ligjshmërisë .
Të gjitha këto pyetje dhe shqetësime të deputetet e Kuvendit Komunal të Lipjanit nuk marrin përgjigje nga ana e ekzekutivit dhe po ashtu edhe nga ana e kryesuese së kuvendit komunal që janë të obliguar me ligjit aktuale në fuqi.
Ekzekutivi i komunë së është i obliguar që të ju përgjigjet deputetëve në rast të parashtrimit të pyetjeve. Me këtë shkelet ligji për vetëqeverisje lokale Nr. 03/L-040 të datës 20 shkurt 2008, të nenin 39. Ku ka të bëjë me të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të kuvendit të komunës, pika 2, ku thuhet citojmë: ”Anëtari i kuvendit të komunës ka të drejtë të kërkojë informacione lidhur me çështjet komunale nga kryetari, apo nga zëvendës-kryesuesi i komitetit. Kërkesa shqyrtohet në pajtim me procedurat që do të përcaktohen në Statut dhe Rregulloren e punës”.
Po ashtu, kemi shkeljen e rregullores së punës të Kuvendit Komunal të Lipjanit të datës 07.11.2014, të Kapitullit VI. Ku ka të bëjë me të drejtat, obligimet e anëtarëve të Kuvendit dhe parashtrimi i propozimeve procedurale, ku në nenin 14 lidhur me të drejtat e anëtarëve të Kuvendit të komunës në pikën “e”, thuhet citojmë: “” Të kërkojnë nga Kryetari i Komunës dhe drejtorët e organeve të Administratës Komunale, informacione me gojë dhe me shkrim lidhur me çështjet komunale”.

 

SHIKO MË SHUMË

Një personi në Lipjan i sekuestrohet një armë me 13 fishekë

Sipas raportit nga Policia Kosovës bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor...

Dy raste të tentim vjedhje në Shkolla në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar për dy raste të temtim të vjedhjes në dy shkolla...

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti po qëndron në vizitë zyrtare në Izmir të Turqisë

Dje gjatë ditës në një vizitë zyrtare në qytetin e Izmirit të Turqisë, kryetari...