Xuxi rrëfen arsyen e vërtetë të hyrjes në BBVK: Nuk hyra për famë, por nga nevoja për para

PUBLIKUAR

I ftuar në emisionin “410” në Tëvë 1, Naim Bunjaku – i njohur për publikun si Xuxi – ka folur pa doreza për eksperiencën e tij në Big Brother VIP Kosova, duke zbuluar arsyet personale që e shtynë të bëhej pjesë e formatit të shumëkomentuar.

Xuxi u shpreh hapur se motivimi i tij nuk ishte fama, por nevoja financiare.

“Kur kam hyrë, dhurata, kam thënë që unë kam hy këtu jo për t’u bërë i famshëm, po për ta fitu çmimin për shkak të nevojës së financave. Dhe dyqind mijë euro për tre muaj, problem o me i fitu. Problem është se doni i mbledh”, tha ai me sinqeritet.

Ai theksoi se ndonëse ishte tashmë i njohur në publik, Big Brother VIP ia ndryshoi mënyrën se si e perceptonin njerëzit, sidomos të rinjtë. “Ajo çfarë ka bërë ky format, që një orë më vjen mirë, një orë më vjen keq, është që fëmija pesë-gjashtë vjeç e deri në moshën 25-28 vjeçare më njohin dhe më përshëndesin. Ky target është shumë i madh tek ne, sepse jemi një popull me moshë mesatare shumë të re”, u shpreh ai.

Deklaratat e Xuxit ngjallën diskutime në rrjete sociale, ku shumë prej ndjekësve e vlerësuan për sinqeritetin dhe për faktin se haptazi foli për vështirësitë ekonomike që, siç tha vetë, i dhanë shtysën për të hyrë në BBVK.

Me këtë rrëfim, Xuxi jo vetëm që ofroi një tjetër këndvështrim mbi arsyet e pjesëmarrjes në reality-show, por edhe preku realitetin e shumë njerëzve që, përtej kamerave dhe skenës, përballen çdo ditë me sfida ekonomike. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...