Xhuli Nura: Nuk më pëlqejnë rrobat e gjumit, flej gjithmonë e zhveshur

PUBLIKUAR

Xhuli Nura është kthyer në një prej personazheve më të komentuara të Big Brother VIP Kosova.

Në rrugëtimin e saj drejt finales së madhe ajo shpesh herë bëri gafa me deklarata të ndryshme, por edhe u përfshi në shumë debate të forta me banorët e tjerë.

Por, ndonëse kanë mbetur dy ditë deri në finale e 17 marsit, Xhuli po vazhdon të flas për rutinën e saj ditore dhe këtë e bëri edhe së fundmi.

Foto: Screeshot/Big Brother VIP Kosova

Modelja nga Drenica në një diskutim me dy banorët e tjerë Stresin dhe Mbresën tha se preferon të flejë e zhveshur.

“Shumë rrallë më gjejnë në pizhame, së pari nuk kam pizhame hiç në shtëpi, hera e parë që kam blerë është kur kam ardhur këtu, unë gjithmonë fle zhveshur, ku është lezeti me fjet me rroba, flejë zhveshur si të ka falur Zoti”, u shpreh Nura.

Kujtojmë që krahas Xhulit finalistet e tjerë janë: Stresi, Vedati, Artani dhe Mbresa, njëri prej tyre të premten do të jetë fituesi i çmimit të madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...

Majk pyetet se a do të martohej me një vajzë të një kombësie tjetër: Dashuria s’njeh ngjyrë, s’njeh nacionalitet

Reperi i njohur shqiptar, Majk, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “R Studio”...

Selin Bollati dhe DJ Gimbo flasin për jetën pas Big Brother: Kemi projekte të reja

Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë bërë paraqitjen e tyre të parë televizive si...