Xhudistja Gjakova shpërblehet për Medaljen e Artë

PUBLIKUAR

Xhudistja Gjakova shpërblehet për Medaljen e Artë

Xhudistja Nora Gjakova dhe trajneri i saj, Driton Kuka janë shpërblyer nga Ministria e sportit për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian të Xhudos që u mbajt në Poloni.

Gjakova fitoi medaljen e artë në Evropianin e Xhudos në kategorinë 57 kg, duke e përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ministri i sportit, Memli Krasniqi, të mërkurën ka ndarë shpërblimet për fituesen e medaljes së artë dhe trajnerit e saj, Driton Kukën.

Sipas Rregullores për ndarjen e shpërblimeve për sportistët kulminantë, sportistët e rinj, U-23, që arrijnë rezultate të vlefshme për shpërblime shtetërore, shpërblehen në masën 25 për qind të vlerës që është e përcaktuar për sportistët seniorë, transmeton kp.

Ministri Krasniqi në ceremoninë e organizuar me rastin e ndarjes së këtyre shpërblimeve është shprehur i lumtur me suksesin që ka arritur Nora Gjakova.

“Ka qenë dëshirë e imja që përveç Majlinda Kelmendit ta kemi momentin që t’i japim një shpërblim të merituar edhe Nora Gjakovës e cila ka qenë, e mbetet dhe tashmë është konfirmuar njëra ndër xhudistet më të mira në Evropë dhe botë”, ka thënë ministri Krasniqi.

“Një vit jashtëzakonisht i madh, i suksesshëm, i shkëlqyeshëm për sportin e Kosovës që fillojë me miratimin nga ana e FIFA-së për zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare, pasojë me pranimin e federatave të ndryshme, me titullin e kampiones së botës për Majlinda Kelmendin, e për suksese të shumta për sportistët tonë”.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...