Mesfushori kosovar i Stoke Cityt dhe Përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri të dielën e ka vizituar Kosovën.
Ai ishte në një aheng familjar teksa është parë në një restaurant në qytetin e Gjilanit.
‘Sovrani.info’ ka siguruar fotografi të futbollistit kosovar në këtë aheng familjar.
Vizitën e tij në vendlindje, ‘Shaqa’ nuk e ka bërë të madhe derisa lajmi për vizitën e tij, nuk është pasqyruar në asnjë medium.



