Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është duke vazhduar të shijojë disa ditë të mira pushimi në ishujt Bahamas.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale, disa prej momenteve të këndshme që po shijon atje.
Së fundmi, bukuroshja brune publikoi disa fotografi për fansat e saj në Instagram, ku shihej duke pozuar me bikini në bregdet.
Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram
Myrtezaj vuri në pah linjat e theksuara të trupit, të cilat vijnë si rezultat i përkushtimit të saj në palestër.
Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram
“Ajër” shkroi këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka pranuar pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.
Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram





